E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderpriten protestat ne Bangkok

Ne kryeqytetin tajlandez Bangkok, demonstruesit kane nderprere protesten kunder qeverise, pas nderhyrjes se ashper te ushtrise. Lajmin e bene te ditur disa nga udheheqesit e kemishave te kuqe , me arsyetimin se nuk duan te rrezikojne jetet e aktivisteve. Kryeministri Abisit Vejaxhiva perjashtoi mundesine per zgjedhje te reja te kerkuara nga kundershtaret . Por njekohesisht ai perjashtoi kompromisin me ish-kryeministrin e rrezuar ne vitin 2006 Thaksin Shinavatra, i cili jeton ne mergim. Nga protestat e dhunshme qe zgjaten 3 dite , 2 protestues humben jeten.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›