Serbia e vendosur per arrestimin e Mlladicit
Prokurori serb per krime lufte, Vladimir Vukçeviç eshte shprehur optimist se ceshtja “Mlladic” do te perfundoje deri ne fund te ketij viti.Vukçeviç eshte optimist lidhur me mundesine e perfundimit deri ne fund te vitit te bashkepunimit me Gjykaten Penale Nderkombetare dhe te dergimit ne Hage, te te akuzuarit per krime lufte. Vukçeviç deklaroi se optimizmi i tij mbeshtetej ne punen intensive te te gjitha sherbimeve te ngarkuara me zbulimin e gjurmeve dhe me arrestimin e ish-shefit ushtarak te serbeve te Bosnjes, te akuzuar veçanerisht per genocid. Autoritetet serbe sigurojne se do te bejne gjithçka per kapjen e personave te akuzuar per krime lufte. Holanda do te bllokoje perspektiven evropiane te Serbise per sa kohe nuk do te jete arrestuar ne veçanti gjenerali Mlladiç.