E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS e OKB: Shtyhet seanca për Kosovën

Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për rikonfigurimin e UNMIK-ut sipas agjensive ndërkombëtare të lajmeve, bëhet e ditur se mund të mos zhvillohet edhe nga fundi i kësaj jave, për shkak të vazhdimit të negociatave me Prishtinën. Lajmi është bërë public nga vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Zëdhënësja e misionit të kryesimit të Francës me BE-në, Marin de Karne deklaroi se edhe në vijim po punohet që të gjitha palët të pranojnë propozimin prej gjashtë pikash të propozuar nga sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkaura, të arritur me Serbinë për rikonfigurimin e UNMIK-ut dhe vendosjen e misionit europian Euleks në Kosovë. Ajo nënvizoi se është i nevojshëm dialogu i të gjitha palëve me qëllim që të mundësohet veprimi i misionit të BE-së. Ndërkohë, liderët kosovarë dhe ato ndërkombëtarë nuk I kanë ndërprerë konsultimet intensive për këtë çështje. Në seancën e radhës të OKB-së, sekretari i përgjithshëm Ban Ki Mun do të prezantojë raportin për rikonfigurimin e UNMIK-ut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›