E Shtunë, 31 Tetor 2026

5 fishohet numri i personave me diabet

5-fishohet numri i personave të prekur nga diabeti ne vend. Mjekët thonë se numri I pacientëve me këtë sëmundje,në tre dekada është rritur në mënyrë të frikshme, madje raportohet se diabeti po prek në masë edhe të vegjlit. Dhe kjo për shkak të ndryshimit të stilit të jetës, por kryesisht mënyrës së të ushqyerit. Sipas specialistëve diabeti është i lidhur ngushtë sidomos tek të vegjëlit, me atë që njihet si efekti koka-kola, apo ushqimet fast-fud, konsumimi I shpeshtë I të cilave ndikon në shtimin e diabetikëve. Diabeti I konsideruar ndryshe, vrasësi I heshtur, godet në shumë anë të shëndetit. Një diabet I fshehur dhe I patrajtuar, bëhet shkak për infarct, trompoza të pjesë të ndryshme të trupit, hemoragji cerebrale dhe shumë dëmtime të tjera të rrezikshme. Personat më të rrezikuar nga diabeti janë grupmoshat mbi 40 vjec. Dhe që në 90% të rasteve I përkasin tipit 2 të sëmundjes e që shoqërohet me mbipeshë trupore. Por, në moshat më të hershme, incidenca e shfaqjes së diabetit është më e madhe për tipin 1, që shfaqet me anoreksi, rënie në peshë etj. Në ditën botërore të sëmundjes së diabetit, mjekët bëjnë thirrje që grupmoshat në rrisk, të bëjnë analizën e sëmundjes, e cila nuk është e kushtueshme. Diabeti I kapur në kohë parandalon shumë rreziqe shëndetësore, që mund të shkaktojnë invaliditet deri dhe humbje të jetës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›