E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS-ja diskuton për zonën e ndalim-fluturimit në Libi

Mbështetësit e zonës së ndalim-fluturimit në Libi kanë bërë thirrje që sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të votohet për rezolutën, e cila do të parandaloj forcat e Muamer Gadafit, që të ndërmarrin sulme ajrore kundër kryengritësve.

Lidhur me këtë çështje, ambasadorja amerikane në OKB, Sjuzën Rajs, deklaroi se po diskutohet shumë seriozisht dhe për përpjekjet e udhëheqësve në Këshill dhe për një varg aksionesh.

 "Ne besojmë se aksionet e ndërmarra mund të jenë efektive, në mbrojtjen e civilëve. Këtu përfshihet diskutimi për zonën e ndalim-fluturimit. Por, pikëpamje e Shteteve të Bashkuara është se ne na duhet të jemi të përgatitur të planifikojmë hapa, që përfshijnë, dhe me gjasë, shkojnë edhe përtej zonës së ndalim-fluturimit”, theksoi ajo.

Britania, Franca dhe Liga Arabe kanë bërë thirrje për rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që do të imponoj zonë të ndalim-fluturimit.

Shtetet e Bashkuara më parë kishin reaguar me kujdes ndaj këtij propozimi.

Rusia dhe Kina, që kanë të drejtë të vetos, janë shprehur të rezervuara lidhur me çfarëdo ndërhyrje ushtarake.

Njëherësh, forcat e Muamer Gadafit në Libi, kanë intensifikuar fushatën e tyre për t`i kthyer arritjet e kryengritësve, të cilët synojnë përfundimin e sundimit të tij 41 vjeçar.

Gadafi ka thënë se forcat e tij janë të gatshme t`i detyrojnë kryengritësit që të tërhiqen nga Bengazi, që ishte bërë bazë e tyre në lindje.

Seif al-Islam, djali i Muamer Gadafit, tha se “çdo gjë do të bëhet brenda 48 orëve”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›