E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, grabisin dhe dhunojnë 70-vjeçaren, arrestohen nga policia

Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë.Dy persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një banesë në Lezhës duke plagosur të zonjën e shtëpisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Radaj, të Komunës Shënkollë të rrethit Lezhë ku personat e armatosur pasi kanë hyrë dhe kanë grabitur me dhunë banesën e shtetases Gj.Radi, rreth 70 vjeçe, e kanë goditur atë me mjete të forta në kokë. 70-vjeçarja Radi ka marrë dëmtime të lehta në kokë por nuk ka probleme për jetën.

Menjëherë në vengjarje kanë shkuar forca të shumta të Policisë ku pas një pune të shpejtë dhe intensive, kanë arritur të kapin dhe të arrestojnë dy autorët e ngjarjes.
Sipas policisë janë arrestuar Amaros Deda, 22 vjeç, banues në fshatin Shënkollë të rrethit Lezhë dhe Fatmir Lika, 22 vjeç, banues në fshatin Shënkollë të rrethit Lezhë.

Pas kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 (një) autotomatik dhe 1 (një) pistoletë që i mbanin pa leje me të cilat mendohet se kanë kryer grabitjen.

Ndërkohë materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›