E Shtunë, 31 Tetor 2026

KSHC Punesimet ne administrate kunder ligjit

TIRAN- Emerimet ne administraten publike nuk po kryhen ne baze te meritave por ne baze te njohjeve. Shpesh here shkelet ligji ne emerimin e personave te ndryshem ne poste qe kane statusin e nepunesit civil. Ky konstatim eshte bere dje ne Komisionin parlamentar te Ligjeve nga nenkryetari i Komisionit te Sherbimit Civil Fatmir Tafaj.


Sipas tij situata eshte problematike ndersa ligji po shkelet me te dyja kembet. Kjo deklarate nuk eshte pritur mire nga perfaqesuesit e djathte ne komision te cilet kerkuan permiresimin e punes nga ky institucion. Sipas te djathteve KSHC nuk ka permbushur objektivin ligjor ne lidhje me ushtrimin e mbikeqyrjes se institucioneve te pavarura.


Edhe opozita nga ana e saj kerkoi nje statistike me te sakte lidhur me rastet e zbatimit te vendimit te gjykatave per rikthimin ne detyre te punonjesve te pushuar pa te drejte.
Zevendeskryetari i ketij Sherbimi Fatmir Tafaj u shpreh se emerimet ne pozicione pune qe bejne pjese ne sherbimin civil realizohen nepermjet kontratave te perkohshme apo akteve te emerimit duke mos respektuar kerkesat ligjore qe percaktojne konkurrimin sit e vetmin mjet rekrutimi.

Ne veprimtarine e tij KSHC ka verejtur se kontratat e perkohshme jane bere nje mekanizem i rregullt emerimi dhe per me teper ne rastet e konkurrimeve perseri kandidatet qe gezojne statusin e nepunesit civil. Nga vezhgimet e tyre KSHC ka konstatuar se vetem ne Administraten Qendrore jane plotesuar nepermjet kontratave te perkohshme te punes 288 pozicione pune prej te cilave 54 vetem ne Ministrine e Mbrojtjes 32 ne Ministrine e Shendetesise 25 ne Ministrine e Brendshme dhe pjesa tjeter neper dikastere te tjera.


Sipas ligjit emerimet me kontrate duhet te kryhen vetem ne rast nevoje ekstreme te institucionit dhe nuk mund te zene me shume se 2.5 per qind te numrit te pergjithshem te pozicioneve te punes. Por nje detyrim i tille nuk eshte mbajtur. Madje disa prej dikastereve kane punesuar me kontrate deri ne dhjete here me shume se sa norma e lejuar. Keshtu Ministria e Mbrojtjes 45 per qind te emerimeve nga 119 pozicione te sherbimit civil i ka me kontrata te perkohshme.

Partia Socialiste kerkoi perfshirjen ne rezoluten e miratuar nga Kuvendi per Komisionin e Sherbimit Civil te rasteve te moszbatimit te vendimeve te gjykatave per rikthimin e punonjesve ne administraten publike. Po verejme qe na bien disa te dhena dhe na thuhet se 93 te vendimeve i ka lene ne fuqi edhe Gjykata e Apelit dhe sna jepet nje statistike se sa nga keta jane rikthyer perseri ne vendin e punes. Mua me duhet si deputet sa nepunes me apo pa te drejte jane hequr nga puna dhe KSHC dhe gjykata i ka rikthyer ne pune dhe sa jane rikthyer ne fund te fundit theksoi deputeti i PS-se Bashkim Fino.

Lidhur me veshtiresite e kontrollit te punesimeve sipas KSHC problematike mbeten tatimet per shkak te ndryshimit te krereve. Per sa i perket Drejtorise se Tatimeve veshtiresia ne mbledhjen e provave vjen si rezultat i ndryshimeve te shpeshta te titullareve apo te eproreve direkt te cilet jane te lidhur me masen qe eshte dhene ndaj nje ankimuesi dhe kjo e veshtireson punen- tha Tafaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›