Bizneset 52 miliarde leke borxh tatimeve
TIRAN- Amnistia fiskale parashikohet te fuse ne qarkullim shuma te konsiderueshme kapitalesh duke sjelle shuarjen e detyrimeve te prapambetura te bizneseve te regjistruara prane administrates tatimore. Ne keto kushte tatimet jane ulur per te bere nje bilanc te totalit te detyrimeve qe do tu falen bizneseve nepermjet amnistise fiskale.
Pergjate 20 viteve te fundit bizneset kane krijuar nje borxh te papaguar ndaj buxhetit te shtetit ne shumen prej 57 miliarde leke. Por kjo eshte shuma e detyrimeve te papaguara deri ne fund te muajit mars 2011 nderkohe qe borxhi qe do te falet perllogaritet te jete rreth 52 miliarde leke.
Drafti per amnistise fiskale qe ka ardhur tashme ne Kuvend dhe pritet te shqyrtohet gjate javes se ardhshme ne Komisionin e Ekonomise parashikon faljen e te gjitha detyrimeve tatimore apo gjobave te papaguara te biznesit te vogel qe prej fillimit te aktivitetit te tyre deri me 31 dhjetor te vitit 2010.
Kjo eshte edhe pjesa me e madhe e borxhit tatimor i cili vetem per kete kategori perllogaritet te jete rreth 29 miliarde leke. Per sa i perket biznesit te madh falja e te gjitha detyrimeve tatimore dhe gjobave te papaguara vlen per periudhen deri ne fund te vitit 2008 nderkohe qe per periudhat e mepasshme ajo do te kryhet e kushtezuar. Per periudhen 1 janar - 31 dhjetor 2009 biznesit te madh i falen 70 per qind e ketyre detyrimeve me kushtin qe ai te paguaje 30 per qind te principalit te tatimit. Per kete kategori biznesesh detyrimi i papaguar qe falet mesohet te vertitet ne shifrat e 19.7 miliarde lekeve.
Nderkohe per bizneset e medha qe nuk kane deklaruar ne masen e duhur detyrimin tatimore ligji iu njeh atyre te drejten qe te rideklarojne ate te plote kundrejt pageses se gjysmes se tij. Sipas perllogaritjeve te bera nga administrata tatimore shuma e detyrimit te papaguar per kete kategori biznesesh perllogaritet te jete rreth 3.1 miliarde leke. Pjese e faljes jane edhe gjobat qe jane marre nga bizneset per mos vendosje te kases fiskale. Nga kjo lehtesi perfitojne vetem ato biznese qe e kane vendosur kasen deri me 28 shkurt 2011.
Nje pike tjeter e rendesishme e draftit per amnistine eshte ajo per deklarimin e te ardhurave. Bizneset apo individet do te kene mundesi te deklarojne te hollat e tyre te cilat me pare nuk i jane nenshtruar pageses se detyrimeve tatimore kundrejt nje tatimi prej 3 per qind. Ne keto raste ligji parashikon nje tatim te larte per ata qe pas legalizimit kerkojne ti nxjerrin ato jashte shtetit. Nese nje biznes apo individ kerkon te transferoje te hollat jashte vendit para se te mbushet nje vit nga data e legalizimit masa e penalitetit do te jete 13 per qind shumes qe del jashte.
Nese parate nxirren jashte kur nuk jane mbushur ende dy vjet nga legalizimi tatimi do te jete 6 per qind ndersa kur nxjerrja jashte behet kur nuk jane mbushur tre vjet nga legalizimi tatimi do te jete 3 per qind.
57 miliarde leke eshte totali i detyrimeve te papaguara qe bizneset kane akumuluar ndaj organeve tatimore qe prej fillimit te viteve 90
52 miliarde leke eshte detyrimi tatimor qe do tu falen bizneseve dhe individeve nga aplikimi i amnistise fiskale