E Shtunë, 31 Tetor 2026

KSHH: Partitë të shmangin gjuhën e urrejtjes që të mos nxisin dhunë tek mbështetësit

TIRANË- Komiteti i Shqiptar i Helsinkit dënon incidentet e parazgjedhore në vend, duke vlerësuar se at acarojnë klimën politike në vend.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, nisur nga incidenti i ndodhur pak ditë më parë në Roskovec, ku u dhunua rëndë kandidati i FRD-së Mit’hat Hoxha, Komiteti Shqiptar i Helsinkit u bën thirrje subjekteve politike që të shmangin gjuhën e urrejtjes, pasi direkt ose indirekt nxisin aktet e dhunës tek mbështetësit e tyre.

“Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) është informuar dje dhe sot, nëpërmjet medias elektronike e të shkruar, rreth një akti barbar të ndodhur në datë 9 qershor 2013, në Roskovec, ndaj kandidatit për deputet të FRD-së, z. Mit’hat Hoxha. KSHH u sugjeron organeve të policisë së shtetit, që veçanërisht në këto pak ditë që na ndajnë nga zgjedhjet e 23 qershorit 2013, të rrisin forcën e tyre zbuluese dhe parandaluese ndaj veprimtarisë keqbërëse, të sigurojnë rendin, jetën dhe shëndetin e shtetasve. KSHH ju bën thirrje të gjitha subjekteve zgjedhore të angazhuara në fushatë që të shmangin gjuhën e urrejtjes, fyerjet dhe akuzat e ndërsjella, të cilat në mënyrë direkte ose indirekte nxitin ose favorizojnë akte të rënda kriminale si kjo e datës 9 qershor, në dëm të z. Mit’hat Hoxha”, thuhet në deklaratën për media.

Lidhje te tjera Gruaja e të dhunuarit, kandidat i FRD: Nuk besoj se ka motive politike

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›