E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës- Arvizu këshillon të rinjtë: Bëni zgjedhje të zgjuara dhe individuale

arvizuKukës- Në një takim me të rinjtë e qytetit të Kukësit, ambasadori amerikan në Tiranë Aleksander Arvizu, i inkurajoi studentët që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe të mos lejojnë që parregullsitë tu prishin atyre eksperiencën e mrekullueshme të zgjedhjeve,- thotë njoftimi për shtyp i ambasadës.

Sipas ambasadorit, të rinjtë duhet të zgjedhin me zgjuarsi.

Shpresoj që ju të ushtroni të drejtën e votës dhe shpresoj që të zgjidhni me zgjuarsi. Shpresoj të zgjidhni me zgjuarsi dhe vetë. Nëse jeni në moshë për të votuar, atëherë jeni në moshë për të marrë vetë vendimet tuaja; askush tjetër nuk mund ta bëjë këtë për ju, u tha Ambasadori studentëve, tha ambasada.

Ambasadori ishte i pranishëm në Këndin Amerikan në Kukës, ku mbajti një diskutim mbi Rinia dhe Zgjedhjet, me studentë dhe të rinj që votojnë për herë të parë.

Studentët kishin shumë pyetje për Ambasadorin, që nga transparenca e procesit zgjedhor, deri tek mendimi i tij për zgjedhjet dhe mënyrat se si Shtetet e Bashkuara do të mbështesin Shqipërinë. Ambasadori i inkurajoi studentët që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe të mos lejojnë që parregullsitë tu prishin atyre eksperiencën e mrekullueshme të zgjedhjeve”,- thekson zyra e shtypit e ambasës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›