E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS/J1 Shkumbini – Kastrioti 2-2

Shkumbini dhe Kastrioti ndanë nga një pikë në barazimin 2-2 në asnjanësin “Qemal Stafa”, me peqinasit që dy herë kaluan në avantazh dhe krutanët që vendosën ekuilibrat po aq herë.

Arlind Nora (1-0, 33’) dhe Bekim Kuli (2-1, 67, 11-m) shënuan për Shkumbinin e presidentit të ri Ylli Ndroqi dhe trajnerit Mirel Josa, ndërkohë që Djarmati (1-1, 65’) dhe Jushi (2-2, 85’) realizuan për krutanët e udhëhequr nga i zakonshmi Ramadan Ndreu.

STATISTIKA
Ky ishte barazimi i 4-t midis dy ekipeve në 12 ndeshje midis tyre. 5 fitore ka Shkumbini dhe 3 fitore Kastrioti

DETAJE
Ndeshja u zhvillua në “Qemal Stafa” të kryeqytetit për se stadiumi i Peqinit është në rikonstruksion, por ekip shtëpiak ishte Shkumbini Trajneri i ri i Shkumbinit, Mirel Josa, debutoi me barazim në stolin peqinas Disa lojtarë të bankinës së Kastriotit janë federuar me telefon vetëm disa minuta para ndeshjes

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 23 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›