KS/J1 Teuta –Laçi 0-0

Teuta dhe Laçi ndanë nga një pikë në barazimin pa gola në ndeshjen e javës së parë të sezonit 2010-2011 në Kategorinë Superiore. Takimi i zhvilluar në “Niko Dovana” të Durrësit, në orën 20:30 (nën ndriçimin e projektorëve) dhuroi pak raste dhe emocione.
Më të kënaqur laçjanët e drejtuar nga trajneri durrsak Stavri Nica e që në radhët e tyre kishin edhe ish-kapitenin e Teutës gjatë sezonit të kaluar, sulmuesin Vangjel Mile. Për trajnerin shkodran të Teutës, Edi Martini, mund të konsiderohet një test i mirë nisur edhe nga fakti se ka një grup lojtarësh të rinj.
STATISTIKA
Ky ishte barazimi i 6-të midis dy skuadrave në 24 ndeshje (dhe ai mëparshmi kishte përfunduar po 0-0). Teuta ka koleksionuar 13 fitore, kundrejt 5 të Laçit.
DETAJE
Kjo ishte ndeshja e parë historike e zhvilluar në “Niko Dovana” në orën 20:30 në një ndeshje kampionati
Për dy skuadrat ky ishte barazimi i dytë rresht 0-0, përfshirë dhe atë të sezonit të kaluar në Laç
Për trajnerin Edi Martini ky ishte debutimi i tij i parë si trajner i Teutës
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Diele, 22 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili