KS/J1 Vllaznia – Bylis 3-2

Vllaznia fitoi 3-2 “in extremis” me Bylisin në “Brian Filipi” të Lezhës falë një goli të asistuar nga Viorsin Sinani e të realizuar nga Jovaneviç në minutën e 92-të (3-2).
Rajoviç (1-0, 40’) shënoi i pari për Vllazninë e drejtuar nga malaziasi Mojash Radonjiç, duke i çuar dy skuadrat në dhomat e zhveshjes me avantazhin minimal të shkodranëve.
Dimo (1-1, 51’) barazoi për ballshiotët, të cilët gjashtë minuta më pas gjetën avantazhin e përkohshëm me anë të Popoviçit (1-2, 57’).
Tri herë golashënuesi më i mirë i Shqipërisë, Vioresin Sinani (2-2, 83’) barazoi rezultatin, ndërkohë që pak sekonda përpara se gjyqtari Kridens Meta të mbyllte takimin, Jovaneviç (3-2, 92’) mposhti për herë të tretë portierin nigerian Emanuel Egbo të Bylisit.
STATISTIKA
Kjo ishte fitorja e 9-të e Vllaznisë në 14 ndeshje historike kundër Bylisit (3 fitore, 3 barazime).
DETAJE
Trajneri malazias Mojash Radonjiç e nisi me fitore debutimin e tij në stolin e Vllaznisë.
Vioresin Sinani me golin e tij u ngjit në kuotën e 198 golave të shënuar në kampionate
Tre nga pesë golat e takimit kanë për autorë tre lojtarë të huaj, 2 te Vllaznia dhe 1 te Bylisi
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene, 23 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili