KS/J5 Teuta-Flamurtari 2-1

Teuta triumfoi 2-1 ndaj Flamurtarit duke arritur fitoren e pare ne pese jave kampionat por dhe duke i shkaktuar vlonjateve humbjen e pare ne kete sezon. Heroi i ndeshjes ishte sulmuesi Mirel Cota autori i nje dygoleshi.
Takimi ishte thuajse i barabarte ne pjesen e pare por me nje fraksion te dyte shume dinamik dhe me emocione per shikuesit e pakte ne Niko Dovana.
Ne minuten e 47-te mbrojtesi vlonjati Franc Veliu leshoi nje sikur ne drejtimi te portes durrsake por pa mundur te mposhte portierin Rizani.
Pas kater minutash erdhi nje kundersulm i shpejte i durrsakeve me protagonist Alsid Tafilin ky i fundit i dhuroi nje asist perfekt Mirel Cotes i cili e mposhti me lehtesi portierin Shpetim Mocka. 1-0 ne minuten 51-te.
Nje avantazh i merituar i Teutes dhe i hidhur per vlonjatet.
Reagimi i vlonjateve ishte i menjehershem. Flamurtari barazoi ne minuten e 55-te me nje goditje te lire te ekzekutuar mjeshterisht nga Gerhard Progni duke lene te befasuar portierin Rizvani.
Kater minuta me pas trajneri Edi Martini u pa serish ne delir kur Mirel Cota pasi mori nje top nga thellesia durrsake duke shfrytezuar edhe nje dalje huq te Franc Veliut realizoi golin e dyte te Teutes ne minuten e 59-te dhe te dytin e tij personal ne kete takim.
Teuta e perfundoi takimin me dhjete lojtare nga minuta e 85-te pas largimit me karton e dyte te verdhe e rrjedhimisht te kuq te Alsid Tafilit por Flamurtari nuk arriti te perfitoje nga superioriteti numerik.
Tri pike shprese per formacionin me ri ne moshe te kampionatit ndaj nje prej skuadrave me pervoje ne kampionat. Sulmuesi vlonjat Daniel Xhafaj nuk e gjeti per here trete rresht rrugen e rrjetes.
Per Teuten kjo ishte fitorja e 37-te historike ne 129 takime me Flamurtarin 46 fitore 46 barazime.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune 25 Shtator 2010