Teuta -Flamurtari rasti per arratisje per vlonjatet

Kryesuesi i Superliges Flamurtari synon te mbroje vendin e pare ne Niko Dovana kunder Teutes vendase qe nga ana e saj eshte ne krize rezultatesh.
Kuqezinjte vlonjate ne transferten e fundit nuk shkuan me shume se barazimi 0-0 me Besen ne Kavaje dhe trajneri Gugash Magani paralajmeroi lojtaret e tij per rendesine e sfides.
Skuadres ia kam bere te qarte se nuk eshte nje ndeshje dosido - tha trajneri peqinas per mediat sporitive. - Teuta eshte nje ekip i ri por luan ne menyre te tille kolektive qe cdo kundershtar e ka te veshtire me te. Kerkoj dy here me shume kujdes.
Ne dy ndeshjet ne shtepi Teuta barazoi 0-0 me Lacin ne javen e pare dhe humbi 2-1 me Dinamon.
Flamurtari eshte duke bere nje sezon te shkelqyer. Presidenti Shpetim Gjika ka investuar ne lojtare me eksperience per te sjelle Vlores titullin e dyte kampion pas atij te sezonit 1990-1991 kur trajneri Edmond Licaj kishte ne dispozicion nje brez te jashtezakonshem lojtaresh si Cipi Taho Iljadhi Ziaji Kushta Bubeqi etj.
Me golashenuesin me te mire te sezonit te kaluar ne skuader Daniel Xhafaj - lojtari i dyte me shume gola ne Superlige 175 pas Vioresin Sinanit te Vllaznise 197 - si presidenti Gjika ashtu dhe trajneri Magani presin qe ai te zhbllokohet ne Durres pas dy javeve te thata pa gol.
Aq me teper qe Xhafaj eshte nje njohes i mire i Teutes pasi ka shpenzuar tre sezone ne kampin durrsak.
Flamurtari e konsideron ndeshjen me Teuten si nje mundesi e mire per tu arratisur nisur dhe nga fakti qe kalendari i javes s peste ofron per rivalet e tij me te afert nje Vllazni qe pret Dinamon ne Shkoder dhe nje Skenderbe qe luan ne transferten e veshtire te Elbasanit.
Ne dy ndeshjet e sezonit te kaluar te luajtura ne Durres Teuta fitoi 1-0 fazen e dyte dhe 3-1 fazen e trete.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte 24 Shtator 2010