KKRT Kombetarja eshte e TVSH-se

Vendimi i Federates Shqiptare te Futbollit per te zhvilluar tender rreth per ndeshjet e perfaqesueses ka detyruar Keshillin Kombetar te Radiotelevizioneve qe te sjelle ndermend ligjin 8410 ku neni 77 thekson edhe nje here faktin se RTSH ka ekskluzivitetin e transmetimit te aktiviteteve kulturore artistike dhe sportive me interes kombetar per territorin e republikes se Shqiperise.
Po sipas ketij neni RTSH-ja ne te gjitha rastet ka ekskluzivitetin e transmetimit kur te drejtat jane ne pronesi te federatave apo komiteteve shqiptare te lojrave.
Si rrjedhoje KKRT-ja duke pare si prioritare interesat e publikut ne perputhje me detyrimet qe rrjedhin nga aktet nderkombetare ne te cilat vendi yne eshte pale si Konventa Europiane e Televizionit vlereson se per kete rast nuk duhet te cenohet ekskluziviteti i RTSH-se. KKRT kerkon edhe nje here bashkepunimin midis FSHF dhe RTSH per gjetjen e nje zgjidhjeje te pranueshme nga palet njekohesisht ne perputhje me aktet ligjore ne fuqi.