KS/J7 Paqe midis Vllaznise e Teutes

Vllaznia dhe Teuta nuk shkuan me shume se barazimi i thate 0-0 ne Loro Borici ne takimin e vlefshem per javen e 7-te Kategorise Superiore.
Nje rezultat qe i ka sherbyer me shume durrsakeve ne ndeshjen e katert te tyre rresht pozitive.
Teuta e drejtuar nga shkodrani Edi Martinin nuk humbet qysh nga java e 3-te kur pesoi disfaten 2-1 me Dinamon ne Niko Dovana.
Nje bast i fituar i Martinit ndaj ish-skuadres qe drejtoi sezonin e kaluar presidentit te Vllaznise Valter Fushaj por dhe qytetit te tij Shkodres.
Vllaznia e Mojash Radonjicit nga ana e saj nuk u shfaq bindese ne takimin e radhes ne Shkoder pas disfates 4-0 me Dinamon java e 5-te.
Barazimi i fundit 0-0 midis dy skuadrave i regjistruar ne Loro Borici i perkiste sezonit 2006-2007 me 9 maj 2007 teksa per Teuten eshte vizita e dyte rresht qe nuk kthehet duarbosh nga Shkodra.
Vllaznia u ngjit ne kuoten e 11 pikeve me Teuten ne ate te 9 pikeve. Ne javen e 8-te shkodranet do te perballen me Shkumbinin ne Peqin ndersa durrsaket do te presin ne shtepi Elbasanin.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte 15 Tetor 2010