KS/J7 Kastrioti likuidon Lacin 3-1

www.gazetaret.com - Kastrioti likuidoi 3-1 fqinjin e tij Lacin ne nje fitore te vulosur qysh ne 20 minutat a pare te ndeshjes se vlefshme per javen e 7-te te Superliges e qe solli me pas edhe doreheqjen e trajnerit te Lacit Stavri Nica.
Furia krutane nisi qysh ne minuten e 4-t kur Guido Tepshi shenoi golin e pare per Kastriotin e drejtuar nga Ramadan Ndreu.
Te shokuar kurbinasit nuk munden te ndalnin vrullin e Kastriotit teksa pesuan edhe golin e dyte nga kroati Ivan Babic 11.
Shtate minuta me pas 30-vjecari Elton Mucollari realizoi golin e trete ne te 18 duke i dhene fund ndeshjes.
Dy minuta perpara perfundimit te takimit shqiptari me pasaporte zvicerane Nexhmedin Selimi shenoi me penallti golin e nderit per Lacin ate 3-1 qe ishte njeheresh edhe goli i katert sezonal i sulmuesit 26-vjecar.
Kastrioti regjistroi fitoren e pare ne pas shtate javeve te luajtura nderkohe qe Laci pesoi humbjen e trete ne shtate ndeshje.
Ne javen e 8-te Kastrioti do te luaje ne Korce ndaj Skenderbeut favorit nderkohe qe Laci do te udhetoje ne transferten e veshtire kunder Flamurtarit ne Vlore.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte 15 Tetor 2010