KShH: Kriminaliteti në nivel alarmues, shteti duhet tu garantojë jetën qytetarëve

Vjollca Mecaj, drejtoresha ekzekutive e KShH
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ka reaguar sot pas rritjes së rasteve të kriminaliteti të rrezikshëm në shoqëri. Duke marrë parasysh numrin e lartë të vrasjeve, grabitjeve, vjedhjeve dhe sulmeve të ndryshme KShH i kujton shtetit shqiptar se duhet tu garantojë jetën qytetarëve pasi kjo është detyra e tij dhe e drejta e qytetarëve për ta pasur. Reagimi i KShH vjen pas ngjarjeve që tronditën dje kryeqytetin.
Shtetasit shqiptarë meritojnë të jetojnë të qetë në punë dhe në shtëpi si dhe tu ofrohet siguri në ambientet ku ata ndodhen, thuhet në reagimin e KShH. Shteti ka detyrimin pozitiv për të siguruar shtetasve brenda juridiksionit të tij garanci dhe mbrojtje efektive për gëzimin e kësaj të drejte, nënvizohet më tej.
KShH shton se të dhënat flasin për një numër të lartë të veprave penale kundër jetës dhe pronës së shtetasve dhe se pavarësisht nga përpjekjet që janë bërë e po bëhen për zbulimin e krimeve dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve, konstatohet se masat për parandalimin e veprave penale nuk kanë qenë në nivelin e duhur.
Në këtë drejtim KShH i sjell në vëmendje të organeve përkatëse se për parandalimin e krimeve, është i nevojshëm bashkëpunimi më i mirë midis tyre, ndërsa nga organet e specializuara kërkohet zbulim, hetim dhe gjykim i shpejtë.
* * *
Burime nga policia dhe nga bluzat e bardha konfirmuan ne oret e vona te mbremjes se 25-vjecarja e plagosur te “Komuna e Parisit” ka nderruar jeten. Sipas mjekeve, ajo ka vdekur si pasoje e hemorragjise pas plumbit te marre ne nofull. Behet e ditur se viktima ka qene me te fejuarin e saj ne makine ndersa nuk kane qene objektiv i sulmit. Ne shenjester te atentatoreve ishte i riu Aleksnder Goce qe ndodhej prane tyre, pa lidhje me viktimen.
***
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në lagjen Komunë e Parisit në kryeqytet.Fillimisht u njoftua se Megi Jakici ka mbetur e vrare nderkohe qe burime nga policia konfirmojne se e demtuara ndodhet jashte rrezikut per jeten.
Megi Jakici e cila është qëlluar ndodhej në makinë. I plagosur nga ngjarja ka mbetur edhe Aleksander Goçe qe ndodhej me te. Policia ka shkuar në vendngjarje për të kryer hetimet por ende nuk dihen shumë detaje mbi këtë ngjarje.
Autori i krimit ka shkaktuar aksident me makinën dhe eshte larguar me pas ne kembe.
Më parë një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në zonën e Shkozës në kryeqytet. Sipas policisë Eleni Basho, rreth të 35 vjeç, është qëlluar me tre plumba.
Policia e ka gjetur gruan atë në gjendje të rëndë më pas ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital. Mësohet se Basho punonte si farmaciste. Autori e ka qëlluar atë me armë zjarri vetëm pak metra larg shtëpisë.