Lezhë, grabisin agjensisë e këmbimit valutor
Dy persona të armatosur por pa maska, kanë arritur të grabisin 10 milionë lekë në një agjensi këmbimi valutor në qytetin e Lezhës.
Duket se nën kërcënimin e armës, grabitësit kanë detyruar punonjësit e bankës për të marrë shumën e parave.
Ndërsa kanë mbushur çantat e tyre, ata janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa roja i sigurisë nuk ka mundur te ndalojë asnjerin prej tyre, por ka lajmëruar forcat e policisë.
Uniformat blu, sapo janë sinjalizuar për këtë vjedhje kanë nisur hetimet, ndërsa po punojnë për kapjen e grabitësve.