E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, grabitet argjendaria, 2 në kërkim

Një grabitje më armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Mangalem”, në qytetin e Beratit.

Duke i’u referuar burimeve të policisë, mësohet se dy persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një argjendari.

Gjatë grabitjes së bizhuterive, dy grabitësit kanë shtënë me armë në ajër.

Ndërkohë, uniformat blu kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.

Ende nuk bëhet e ditur sasia e vjedhur e bizhuve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›