E Shtunë, 31 Tetor 2026

KShH: Situata parazgjedhore e politizuar, dëmton besimin qytetar

HelsinkiTiranë- Komiseti Shqiptari Helsinkit ka reaguar sot mbi situatën parazgjedhor të krijuar në vendin tonë, ndërsa u ka bërë thirrje partive politike që të bashkëpunojmë me qëllim krijimin e kushteve për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Nëpërmjet një deklarate për mediat ky institucion shprehet se Kuvendi nuk po merr në konsideratë sugjerimet e ndërkombëtarëve, pasi shumica e parimeve sipas tij nuk po zbatohen.

“Ne konstatojmë me shqetësim lëkundjen e besimit, tek disa shtetas, lidhur me zhvillimin e një procesi zgjedhor të lirë e të ndershëm. Politizimi i tepërt i situatës parazgjedhore dhe menaxhimi i procesit përgatitor të zgjedhjeve, jo gjithmonë në përputhje me ligjin e standardet ndërkombëtare, kanë bërë që interesi ndaj zgjedhësve të bjerë dhe detyrimet ndaj tyre të mos realizohen”,- thuhet në deklaratë.

Më tej KShH shprehet se mangësi janë vërejtur edhe në hartimiin e listave të zgjedhësve, sa u përket adresave të votuesve. Sipas këtij instituvioni kushdo që kryen veprime për ta cënuar procesin zgjedhor ose për të anashkaluar zgjedhësit në këtë proces, cënon drejtpërsëdrejti aspektin demokratik të qeverisjes së vendit dhe thelbin e shoqërisë demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›