E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Të rikthehet legjitimiteti i KQZ. Mazhoranca mbahet në këmbë nga 3 mercenarë

Gazeta Shqip

edi-rama-selia-roze- (1)Kreu i PS Edi Rama i bëri edhe një herë thirrje për reflektim qeverisë dhe kryeministrit që të rikthejë ligjshmërinë në KQZ.

Deklarata e kreut të PS u bë pas përfundimit të takimit me raporterët e KiE të cilët mbërritën dje në vendin tonë.

Është hedhur ne erë KQZ dhe për sa na takon në kuptimin e betejës elektorale  dhe në ballafaqim me kundërshtarin e vetmuar dhe në panik, le ta marrë KQZ në shtëpi. Ky nuk është problemi ynë, por është problem i vendit tonë pas 23 qershorit se, pavarësisht se ne do ti fitojmë zgjedhjet, në sytë e partnerëve ndërkombëtarë, të Europës dhe SHBA vendi ynë do të jetë i njollosur mbi turpin që po i lë në fytyrë kryeministri dhe kjo shumicë pa shumicë, tha Rama.

Rama u shpreh më tej se kodi zgjedhor i miratuar me konsensus që tregon se KQZ nuk është instrument i asnjë partie dhe as varet nga kuvendi, është shkelur me të katër këmbët e kësaj shumice që ka ngelur në duart e 3 mercenarëve.

18 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Rama: Të rikthehet legjitimiteti i KQZ. Mazhoranca mbahet në këmbë nga 3 mercenarë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›