E Shtunë, 31 Tetor 2026

KUKUKURBANI

03-12-2011 / Nga Abdullah Zeneli

Edi Rama erdhi sot në Prishtinë
Erdhi i lodhur po me gojën vesh më vesh
Dhe Kurbanin që më kujton antikët
Kur për nder të perëndive flijonin gjënë e gjallë

Edi Rama po erdhi sot në Kosovë
Disa analistë dalëboje e ndonjë kalimtar
Merrnin me flinë dhe një autograf kaligrafik
Në prag të Ditës së Pavarësisë të një pjese Shqiptarie

Edi Rama ky retor kokëfortësie nuk foli as dhe një fjalë
Për Veriun e ngrirë as Luginën gjithë mjegull
As për lëvizjen e lirë që Kosova nuk e gëzon
Edhe pse nga Brukseli prisnim të sillte një fije shprese

Edi Rama në Bruksel shau shtetin e vet me listë shtëpie
Shau e stërshau si dikur Hamzai e Ballabani në Portën e Lartë
Karrigia e pushtetit apo një kurorë dafinash janë më të ëmbla
Se një KukuKurban sakrificë e dhembshme për pushtet e para

Edi Rama në Kosovë nuk foli për flamur as për himnin memec
Nuk foli as sa qeveri socialiste do njohin Kosovën shtet
Nënshkruante me qejf sakrificën e radhës derisa re të zeza
Armiqësie mbulojnë qiellin gri gjithandej Shqiptarisë
Prishtinë,
26 nëntor 2011

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›