E Diel, 1 Nëntor 2026

KULMI/ Qeveria falsifikon nënën e Muhamet Skanës, ua dërgon paketë mediave

Barbarizëm i policëve me studentët e protestës, Skana me disa dëmtine të rënda në spital

‘Nuk është nëna jonë’. Familjarët e Muhamet Skanës denoncojnë mashtrimin e turpshëm të medias pranë qeverisë

Nëna e falsifikuar duke folur për mediat

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka reaguar pas publikimit në media pranë qeverisë të një lajmi të turpshëm që pretendon se djali i plagosur gjatë protestës ishte paguar për të marrë pjesë në tubim.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Xhaferri ka denoncuar dezinformimin e opinionit publik, duke iu referuar lajmit të publikuar nga gazeta Tema, ku pretendohet se nëna e të riut ka deklaruar se djali i saj ishte paguar për të marrë pjesë në protestë.

Deputeti ka publikuar një fotografi të bisedës me familjarët e Muhamet Skanës, të riut të plagosur gjatë protestës, të cilët kundërshtojnë lajmin e publikuar nga një media pranë qeverisë.

Në bisedën e publikuar nga deputeti, motra e Muhamet Skanës përgënjeshtron identifikimin e gruas së shfaqur në materialin mediatik si nëna e tyre, duke deklaruar qartë: “Ajo nuk është nëna jonë.”

“Kur diktatura është në fund, dezinformimi me aktrues është në aksion!”, shkruan deputeti demokrat në reagimin e tij publik.m.k

Reagimi i plotë:

Kur diktatura është në fund, dezinformimi me aktrues është në aksion!

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›