Kush është profesori Maksim Meço, i cili u godit me plumb gome gjatë protestës

Profesor Doktor Maksim Meço, pedagog në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, është plagosur në fytyrë pasi është goditur me plumb gome gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Meço u qëllua nga një distancë prej rreth 7–8 metrash, ndërsa ndodhej në mbështetje të studentëve. Goditja i shkaktoi një plagë, por ai i shpëtoi dëmtimit të syrit dhe shikimit.
Profesori u transportua me ambulancë në Spitalin e Traumës, ku iu nënshtrua ndërhyrjes dhe ekzaminimeve mjekësore.
Maksim Meço ka 36 vite përvojë universitare. Ai është pedagog aktual në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dhe ka mbajtur më parë detyrat e zëvendësdekanit dhe dekanit për disa vite në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Profesori ka qenë pjesëmarrës i vazhdueshëm në protestën qytetare, e cila në mbrëmjen e ngjarjes shënoi natën e 140-të, dhe kishte dalë në bulevard për të mbështetur studentët.a.b