KUR DO TË PARAKALOJË FOLKU NËPËR TIRANË?
Më në fund shoferi, Kastrioti, frenoi në sheshin përballë xhamisë nga më të bukurat e Turqisë, Selimie, vepra më e përkryer e dalë nga imagjinata dhe fuqia organizuese e Arkitekt Sinanit, ndërtuar viteve 1569 1575.
Kemi qënë disa herë në festivalet e mrekullueshme folklorike që organizon vëndi ku nëpër zyrat shtetërore nuk mbahet fotografia e presidentit actual, por e Mustafa Kemal Ataturkut, por është hera e parë që do të stacionohemi në kryeqytetin e osmanëve të Mesjetës.
Ederneja ka një pasuri përrallore arkeologjike, por, veç kësaj, këtu ka gati 700 vjet që organizohet mundja Kërkpinar ( 40 burimet, që lindën, sipas legjendës, nga beteja 72 orëshe e dy mundësave me trupat e lyera me vaj dhe që u gjëndën në agun e ditës dhe natës së tretë, që të dy, pa frymë dhe mbi tapet).
Në programin e këtyre 5 ditëve janë parashikuar pritje nga katër kryetarë bashkie, por n e do të na prisnin edhe dy kajmekamë, pra afërisht prefektë- funksionarë të lartë të emëruar e jot ë zgjedhur si kryebashkiakët .
Ne kur u nisëm as na tha rruga e mbarë askush, as nga Ministria e Turizmit., apo Bashkia e Tiranës apo i ndonjë minibashki. Me siguri nuk ka për tu ndjerë sërish askush nga këta institucione edhe kur të kthejmë.
Është e vetmja pasuri që na ka mbetur me bollëk folklori dhe kultura e trashëguar.
Na ka zënë goja lesh për këtë trajtim të dorës së fundit që i bëhet kësaj pasurie nga entet shtetërore.
Nga Tirana janë tre asnamble që janë ftuar nga Turqia për festivalet e tyre folklorike Shqiponjat, Kaltërsia e Kamzës dhe një që paska Bashkia e Tiranës.
Kemi parë nga fëmijët tanë që qanin nga entuziazmi kur buçisnin altoporlantet Arnautlluk dhe pasoheshin nga duartokitje të pafund dhe palat e flamurit shqiptar valaviteshin më të bukur se kurrë; kemi parë e shqiptarë për nga orgjina të përmallohen si fëmijë prej vërshimit nga Tirana të fëmijëve me kostumet tona kombëtare për fat të keq, në atdhe nuk do ta dijë as roja I një minibashkie, ministrie apo media se çfar kontributesh japin këta fëmijë, që u pritën në katë ditë prej katër prefektëve dhe u durtrokitën pafund nëpër rrugët a sheshet turke.
Ky është një trishtim që e kemi vënë në dukje disa herë, pa as një efekt.
A do të vijë ndonjë herë dita që në rrugët e Tiranës sonë të kalojnë në defile artistë të folkut nga bota dhe populli ynë të duartokisë, siç duartrokasin sot militantët e tmerrshëm të partive.
12 VJECARJA KRYETARE E BASHKISË
Booo.I harxhuam të gjitha dhuratat. Kam vetëm një kukull me veshje tirane dhe një dhuratë ca më të madhe, që na duhet për kryetarin e bashkisë së Edënesë, kur ta takojmë.
Tani do të takojmë kryetarin e Uzunkopru – së.
Fytyra e presidentit të ansamblit shqiponjat, pilotit tanimë veteran, Eqerem Tuga, është ca e shqetësuar.
Organizatori i festivalit, i shuënjohuri Cengiz Veznliki, nuk na kishte shkruar se do të priteshim edhe nga dy kajmekamë me të cilët, sikurse dhe me kryetarët e bashkive, do të shkëmbeheshin dhurata. PupuuuuShyqyr që u nodh kjo kukulla.
Me Shqiponjat e vogla, këtë radhë janë katër pilotë profesionistë që të gjithë tanimë veteranë. Jemi në Turqi dhe nuk marrim pjesë në festën tonë të aviacionit , që bëhet me 24 prillin e çdo viti dhe nga e cila kemi kaq kujtime të mbyllura në shpirt.
Në këtë katërshe pilotësh është Gjeneral Brigade, ish komandanti i Forcave Ajrore Shqiptare për disa vjet, Astrit Jaupi; është piloti i njohur i linjave ndërkombëtare Myzafer Zaho dhe ne të dy, me Eqeremin.
Kukulla nuk kishte dhuratë më të bukur për kryebashikaken e vogël Bashak Topçu, që simbolisht do të drejtonte bashkinë e qytetit të saj ditën kombëtare të fëmijëve të Turqisë, përcaktuar kjo nga Ataturku I përjetshëm I Turqisë.
Kryebashkiakja e vogël Topçu, vjen nga bota e prërrallave dhe e kukullave, bota më e pastër në botë. Le ta mbajë mbi tavolinën e punës për hallet e njerëzve përfaqësuesen e botës së mrekullueshme të përrallave, këtë kukull.
E ku kishte dhuratë më të bukur për vajzën 12 vjeçe se kjo kukull nga bota e fëmijëve të Tiranës?
Vajza 12 vjeçare nuk ishte as bija e ndonjë bizesmeni apo politikani. Duhet ta shënojmë që të gjithë këtë fakt që vjen spontanisht dhe nga Turqia. Nëna e vajzës së përzgjedhur nga të gjithë fëmijët e të gjitha shkollave të qytetit punonte infermiere dhe babai, mësues.
Mua më kanë zgjedhur mësuesit e shkollës sime, por e ka aprovuar drejtori përkthen nga turqishtja gjeneral Astriti vajzën. Nëna e saj nuk di ti përgjigjet menjëherë pyetjes se a e ndjente ajo veten më mirë me vajzën e saj të rrethuar nga kukullat dhe lodrat e fëmijnisë apo nga hallet, telashet, por dhe vëmëndja e nderet e të qënit të saj rrethuar nga hallet e jetës së përditëshme.
Por ne na ka çuditur në Turqi edhe një fakt tjetër që na bëri të skuqeshim në heshtjen tonë të gjithëve.
Këtë fakt e prekëm në qytetin e vogël Hafsa
BALLKAN DER DHE DY RIVALËT E NJË KARRIGEJE
Gafurr Hoxha këmbënguli që ne të vizitonim për sado pak minuta zyrën e shoqatës së tyre që quhet Ballkan der dhe ku ai ishte sekretar. Gafurri është nga Buqliza , ka kryer shkollën e lartë në Rep. e Turqisë dhe ka lidhur jetën me një vajzë turke.
Shoqata në fjalë ndihmon studentët e huaj që studiojnë në Turqi; I ndimon me të gjitha format dhe kapacitetet e saja, megjithëse është e re, vetëm një vjeçare. Në krye të saj ndodhet biznesmeni bosnjak Kenan Yakar. Në të bëjnë pjesë 42 veta , kryeesisht të përfshirë edhe në botën e biznesit . Ata përfaqësojnë nacionalitetet që studiojnë në universitetet e vëndit njërin prej universiteteve turke, pikërisht në Edërne, ishte hapur më në fund fakulteti i gjuhës shqipe. Pedagogët janë nga Maqedonia, Kosova apo edhe nga Shqpëria. Siç na thanë dy pedagogë atje, njëri nga Maqedonia dhe tjetri nga Kosova, thuajse që të gjithë studentët që ndodhen të regjistruar sot , janë turq.
Në Ballkan der përfaqësoheshin 900 studentët kosovarë; studentë bosnjakë, grekë, maqedonë, malazez, bullgarë
Kjo zyrë ishte vizituar edhe nga Kryeministri dhe kryemyftiu i Malit të Zi, Valiu dhe Kryebashkiaku i Edërnesë, guvernatori i Hafsasë
Me grupin e vogël ku na shpuri plot hare të vizitonim zyrën Gafurri dinamik dhe që e kish marrë malli shumë për atdheun, ishte edhe një burrë I gjatë, I pashëm dhe që qeshte gjith mirësi me sytë e tij të zgjuar. Ai quhej Ajdemir Jillderim dhe ishte nga Korça me origjinë. Fliste shqip mirë. ( Përkthyesi ynë Emre, na tha me pikëllim se, i vetmi njeri që fliste shqip në familjen e tij, gjyshja e dashur, kishte vdekur një vit më parë).
Ajdemiri kishte konkuruar me kryetarin actual të bashkisë së qytetit me emrin Hafsa; ai e kishte mundur me ca diferenca të vogla.
Sapo na kishte pritur kryebashikaku I Hafsasë, ai burrë i imrë; kishte pritur përfaqësues nga të gjithë ansamblet e huaj të ftuar prej mikut tonë të vjetër tanimë Cengiz Veznliki dhe kishim shkëmbyer dhurata. Ai shihte I mrekulluar njërën nga dhuratat tona variantin shqip të lirikave të dashurisë së 18 sulltanëve osmanë që e ka botuar në Tiranë shtëpia botuese ADA.
Poedhe ky Ajdemiri ynë ishte po kaq burrë I mirë. Madje kypërfaqësonte studentët shqiptarë në Ballkan der, interesat dhe përkujdesjet ndaj tyre. Ai krenohej I ngazëllyer se kishte dy shtetësi dhe se , pasaportën shqiptare ia kishte dhënë në dorë kryeministri shqiptar i kohës kur ia kishin dhënë pasaportën, z Sali Berisha, në vitin 1994.
Sigurisht që duhej të kishte ndonjë mllef, ndonjë inat, ndonjë kunj mes të dy lufttarëve, fitmtarit dhe të mundurit me gjak korçarësh.
Jojo! Ne u ndamë shumë miqësht kur ai fitoi zgjedhjet. Është njeri I mirë dhe burrë I mirë. Ai ndihmon dhe interesohet edhe për shoqatën tonë. Si? A