KUR DUAN T BEJN KANDIDAT N BE ME ZOR
Opinion
Sot ne Tirane do te mberrije komisioneri Fule per te pare ne terren se sa progres eshte arritur pas 3 viteve ngerc ne rrugen e Shqiperise drejt BE-se. Natyrisht qe Kryeministri i Shqiperise veshtire te kete ndermend te flase per standardet dhe 12 rekomandimet pasi ai do jete gati me nje nga kopjet e fteses se 100-vjetorit per ta joshur te marre pjese dhe per ta perdorur edhe komisionerin Fule sic ben me shume nga nderkombetaret. Madje nuk eshte cudi qe te thote se e ka ftuar te marre pjese ne festen e 100-vjetorit te pavaresise.
Ne te vertete Kryeministri eshte pa rrugezgjidhje pasi nuk ka per cfare te diskutoje tjeter.
-Reforma zgjedhore ka tre vjet e bllokuar dhe nuk eshte bere asnje hap perpara as ne debatin dhe as ne infrastrukturen zgjedhore me perjashtim te nje autografi per te genjyer 26 partite e vogla dhe kur dihet se sistemin ai nuk do ta ndryshoje kurre.
-Dekretet e Gjykates se Larte jane bllokuar prej 6 muajsh dhe qeveria po pret zevendesimin e presidentit per te rrezuar emerimet aktuale dhe per te vendosur njerezit e tyre politike.
-Gjykata Kushtetuese ka tre anetare qe kane perfunduar prej tre vitesh mandatet por qe Parlamenti dhe mazhoranca kane paralizuar votimin e 1/3 se anetareve te saj sepse qeveria kerkon te mbaje kontroll politik ne vendimmarrjen e gjykates.
-Keshilli i Larte i Drejtesise prej 3 muajsh nuk funksionon me pasi ministri i Drejtesise nuk lejon nje votim te zgjedhjes se zevendeskryetarit te propozuar nga Presidenti i Republikes.
-Keshilli i Sigurise Kombetare praj tre vitesh nuk mblidhet dot nga bojkoti i Kryeministrit dhe ministrave te kabinetit.
-Imuniteti i deputeteve dhe gjyqtareve ende mbetet nje tabu dhe pengese kushtetuese per hetimin gjykimin dhe luften kunder korrupsionit.
-Reforma parlamentare as qe ka ndermend te ece perpara sepse
Kryetarja e Parlamentit nuk e koncepton veten dot si spikere por e quan veten numrin 2 te shtetit.
Lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar ka shenuar vetem hapa prapa.
Per me teper edhe aty ku duket se ka nje hap perpara nuk eshte cudi qe pas nje viti viti i zgjedhjeve parlamentare te behen serish dy hapa prapa.
Shkurt qeveria shqiptare dhe bashke me te edhe opozita parlamentare nuk duan te bejne asnje reforme serioze. Deshira e perbashket si e zotit Berisha ashtu edhe e z. Rama eshte qe te mos afrohemi ne BE Nuk kane asnje interes personal dhe partiak. Ne menyre paradoksale ne Bruksel duan te na japin statusin e vendit kandidat dhe ne Tirane bejne cmos qe Shqiperia te mos e marre statusin.
Takimi Berisha-Fule vjen ne kuadrin e 3 viteve te humbura dhe nje rasti te paprecedent ku nje shtet penalizohet nga BE dhe Kryeministri nuk mban pergjegjesi. Te gjithe shpresojne qe komisioneri Fule te mos entuziazmohet nga ftesat e 100-vjetorit apo mikpritja qe i servir qeveria. Komisioneri Fule dhe Brukseli nuk duhet te pershendesin reforma te paqena dhe te pabera ashtu sic gabuan duke pershendetur ndryshimet kushtetuese ne 2008-n duke duartrokitur nje atentat qe i behej sistemit politik dhe parlamentar. Sistemi politik dhe komunikimi institucional eshte i paralizuar dhe i bllokuar nga ethet e Berishes qe nuk i iket nga pushteti dhe nga ethet e opozites qe nuk i pritet te vije ne pushtet.
Ironia e fatit eshte se njerezit qe jane pergjegjes per mosfunksionimin e bllokimin e tregut shqiptar dhe me kete kuptoj hapesiren shqiptare premtojne tregun europian
var disqusshortname = gazetashqip var disqusidentifier = co-df01e881077ce4c8cd2bf56c7bb11747 function var dsq = document.createElementscript dsq.type = text/javascript dsq.async = true dsq.src = http// - disqusshortname - .disqus.com/embed.js document.getElementsByTagNamehead0 document.getElementsByTagNamebody0.appendChilddsq LAJMI FUNDIT Mediu dhe Tahiri ne SHBA marrin mbeshtetje per proceset integruese te vendit 15 ore me pare ... Dy aleatet kryesore te Partise Demokratike Fatmir Mediu i PR-se ... Komisioni i Ligjeve kthen pr/ligjin per pronen edhe mazhoranca kunder 2 dite me pare ... Komisioni parlamentar i Ligjeve ka kthyer per rishikim draftin e ... Rama leter Berishes Te nisim bisedimet per presidentin 2 dite me pare ... Kreu i PS-se i ka bere ftese publike pozites per te nisur dialogun per zgjedhjen e kreut te shtetit Zyrtarizohet partia e Bamir Topit 2 dite me pare ... Kreu i grupit nismetar te Fryma e Re Demokratike Gazment Oketa prezanton programin e partise Partia e Topit kap 246 like ne Facebook 3 dite me pare ... Gjergj ErebaraE krijuar vetem nje dite me pare pelqimet po rriten cdo minut Berisha ne jubileun e Vatres Homazh per ata burra qe 100 vjet me pare themeluan ketu ne atdheun e lirise 3 dite me pare ... Ne perfundim te vizites se tij ne SHBA Kryeministri Berisha ...