KVV-ja thirrje Ramës dhe Berishës: Lërini interesat, zhbllokoni KQZ-në
Tiranë- Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë u është drejtuar dy liderëve politikë kryesorë ne vend nëpërmjet një letre të hapur. Në letrën që i drejtohet kryeministrit Sali Berisha dhe kryesocialistit Edi Rama thuhet se KVV-ja shpreh shqetësim lidhur me standardet zgjedhore dhe ecurinë e procesit zgjedhor.
Koalicioni e konsideron të pakuptimtë mungesën e deritanishëm të vullnetit për ta zgjidhur këtë ngërç, madje është i pamoralshëm përdorimi i tij për përfitime elektorale apo kredite politike qoftë tek faktorët ndërkombëtarë, qoftë tek militantët apo aktivistët tuaj, apo, qoftë edhe përdorimi i tij i mundshëm si shkak për të justifikuar fitoren apo humbjen pas 23 qershorit.KVV konstaton me keqardhje se Kodi Zgjedhor i ndërtuar dhe i miratuar nga dy partitë që ju drejtoni është një Kod i cili varet kryekeput në çdo hallkë të tij nga vullneti politik, duke vënë pikëpyetje serioze mbi zbatimin e ligjit dhe ndërtimin e shtetit ligjor aq shumë të përmendur në programet tuaja politike,- shprehet KVV-ja.
Ky Kolaicion u kërkon në mënyrë të hapur të dy liderëve politikë që të shmangin interesat personale dhe partiake dhe të zhbllokojnë ngërçin e krijuar në KQZ.