E Diel, 1 Nëntor 2026

Port peshkimi në Durrës, Berisha: Dako bllokoi dhe betonizoi qytetin

berishaDurrës- Kryeministri Sali Berisha në këtë prag zgjedhjesh ka vijuar edhe sot fushatën e inagurimeve, për tu ndalur në qytetin e Durrësit. Ai sot ka inaguruar nisjen e punimeve për portin e peshkimit, ndërsa ka zhvilluar një bashkëbisedim me peshkatarë dhe biznesmenë peshku.

Kryeministri nuk i ka kursyer akuzat ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, duke thënë se ka bentonizuar të gjithë bregdetin.

Një investim prej 14 milion eurosh që do të krijojë për flotën e peshkimit të Durrësit kushtet më normalet ë veprimtarisë tuaj. Kryetari i Bashkisë duhet të kërkojë të falur, se ua them haptaz ju se nuk do ishim takuar për të inauguruar fillimin e punimeve por përfundimin dhe ai e ka bllokuar në mënyrë të çuditshme dhe të paarsyeshme. Por, me ato motive që e bllokoi e zhbllokoi,- tha Berisha.

“Bashkë me këtë port u bë plani i rregullimit të Durrësit, plan i shkëlqyer aq sa ka mbetur nga betoni i Vangjushit, plani është hartuar nga një kompani shumë serioze. Kryetari na u kundërvu shumë se me ketë projekt kishim dhe tregun e peshkut, por ky e a mendjen vetëm tek betoni”,- vijoi ai.

Në vijim kryeministri u shpreh se gjatë mandatit të ardhshëm do të vijojnë lehtësirat për biznesin. Sipas tij do të hiqet TVSH-ja për mjetet e peshkimit. Ai tha se taksa e portit për peshkimin do të zbresë në 1/10 e saj. Nëse është 1 mijë do bëhet 100.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›