E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Berisha shkeli ligjin, po përdor makinat e Ushtrisë për shtrim rrugësh

makinaPeqin- Partia Socialiste ka deklaruar sot se qeveria po përdor mjetet e Ushtrisë për të shtruar rrugë në zona të ndryshme të vendit duke shkelur ligjin. Sipas saj, sot janë vënë re makina ushtarake në zonën e Peqinit, të cilat përdoren për shtrime rrugësh.

Denoncimi ka ardhur nga kandidati i saj për deputet i kësaj zone Alfred Peza, i cili nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, shprehet se makinat ushtarake po përdoren për shtrimin e një rruge në fshatin Përparim.

Mjetet e ushtrisë vihen në funksion të fushatës elektorale. Në shkelje totale të ligjit nr.1 datë 21.6.2006 Për reduktimin e shfrytëzimin e zhavorreve dhe rërave në shtretërit e lumenjve E para, fillimisht Berisha deklaroi që nuk do të përdoren mjetet zyrtare në fushatë. E dyta, ushtria si pjesë e NATO-s është e depolitizuar dhe aktivizohet sipas ligjeve në fuqi, vetëm në raste të fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile. Sot nuk ka pasur asnjë rast të tillë.E treta, sipas ligjit shfrytëzimi i lumenjve bëhet 500 metra larg urës. E katërta, shfrytëzimi i inerteve lumore lejohet vetëm për periudhën 1 qershor 31 tetor të çdo viti,- deklaroi ai.

Makinat e Ushtrisë përdoren për shtrime rrugësh

Makinat e Ushtrisë përdoren për shtrime rrugësh ◄ Back Next ► Picture 1 of 11

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›