KZAZ e Beratit numëron votat në kutitë e gabuara
07/06/2011 Lajmi konfirmohet nga kreu i KZAZ
Kryetari i saposhpallur i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi, i cili më 8 maj garoi nën siglën e koalicionit të majtë “Aleanca për të Ardhmen”, është shpallur fitues edhe me votat e hedhura në kutitë e gabuara. Lajmi u bë i ditur nga vetë kreu i KZAZ-së së Beratit Agron Mahmutaj, i cili konfirmoi dje se nga anëtarët e grupeve të numërimit të votave në këtë KZAZ janë numëruar votat e gjendura në kuti të gabuara, të cilat aksidentalisht janë hedhur nga votuesit më 8 maj. Një vendim i tillë i marrë nga KQZ-ja për sa i përket numërimit të fletëve të votimit të hedhura gabimisht në 9 KZAZ të Tiranës u paragjykua nga socialistët, të cilët nuk mundën të kapërdinin humbjen e kryetarit të tyre. “Kur konstatuam problemin, morëm vendim si KZAZ në mënyrë unanime, 7 me 0, që këto vota të cilësohen të vlefshme dhe të numërohen si të gjitha votat e tjera të hedhura në kutinë e duhur. Vendimin tonë ua komunikuam grupeve të numërimit, të cilat, kur mbaronin numërimin e kutisë për kryetar, nuk e mbyllnin atë pa u hapur dhe kutia për këshilltarë. E më pas mbyllej kutia me kodet përkatëse. Vendimi u pasqyrua edhe në librin e protokollit të mbledhjeve të zhvilluara nga KZAZ-ja jonë”, - bëri me dije mesditen e djeshme kryetari i KZAZ-së së Beratit Agron Mahmutaj. Sa u përket zgjedhjeve të 8 majit, Fadil Nasufi fitoi me një diferencë të ngushtë votash ndaj rivalit të djathtë Ilir Deçolli, ku diferenca me 244 vota u krijua pikërisht nga numërimi i fletëve të hedhura në kutinë e gabuar nga votuesit më 8 maj. Por humbja e kreut të PS-së në Tiranë pikërisht nga ky lloj numërimi nuk pranohet nga byroja e selisë rozë. Më 18 maj KQZ-ja vendosi që të hapë 117 kuti me fletë të kontestuara nga 9 KZAZ të Tiranës, ku pas numërimit të tyre u shpall fitues kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” Lulzim Basha me 81 vota më shumë se kreu i PS-së Edi Rama, i cili kërkonte mandatin e katërt në krye të bashkisë më të madhe në vend. Por ky vendim i KQZ-së u kundërshtua deri në protesta para dyerve të këtij institucioni gjatë ditëve të numërimit të votave të qytetarëve të Tiranës.