KZAZ-te KQZ shanc te dyte Rames per dorezimin e emrave

Komisioneret zonale Ristani Do ti japim kohe PS-se per emra te tjere. KQZ Smund te lejojme deshtimin e zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i jep nje mundesi tjeter - mbase te fundit - Partise Socialiste dhe Partise Bashkimit per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut per te plotesuar vendet bosh ne Komisionet e Administrimit te Zgjedhjeve. Kryetari Arben Ristani deklaroi dje se edhe pse afatet jane kaluar deshtimi i zgjedhjeve nuk mund te lejohet. Sipas kodit ne fuqi te hartuar dhe votuar me konsensusin e PS-se dy vjet me pare afati i dergimit te listes emerore me kandidate per ne Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve eshte kaluar ngerc ky qe mund te rrezikonte edhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale te dates 8 maj. Ndaj javen e shkuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli edhe zevendesimin e vendeve bosh nje vendim qe gjeti menjehere mbeshtetjen e prezences se OSBE-se ne Shqiperi. Por ne mbledhjen e te enjtes KQZ ka vendosur ti jape ndoshta mundesine e fundit opozites per listat e anetareve te Komisioneve Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve. Kreu i KQZ-se konfirmoi se PS-se dhe PBDNJ-se do tu jepet nje kohe e dyte per te sjelle kandidaturat e saj per KZAZ-te.
Ligjerisht nuk ka me kohe. Afati ligjor ka mbaruar. KQZ eshte duke diskutuar mundesite qe edhe ne nje kohe te dyte ta lere deren hapur per te pare mundesite e riparimit te kesaj situate. Ne rast se do te kujtohen per ta zbatuar ligjin ceshtja eshte qe sa me vone te kujtohen aq me e veshtire behet per ti lene te gjitha vendet per ta - tha Ristani.
Nese PS sjell kandidaturat per Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve asaj tashme do ti takojne vetem tre komisionere ne KZAZ-te ku ka kryesine dhe dy ne ato ku ka pakicen. I pyetur per akuzat per shkelje te kodit Arben Ristani u pergjigj Absolutisht nuk eshte shkelur Kodi Zgjedhor. Jemi para faktit nese do te arrijme ti organizojme zgjedhjet ashtu sic duhet apo jo. Duke iu referuar Kushtetutes dhe perdorimit me analogji te se drejtes qe ka KQZ ne diten e zgjedhjeve per ta shtrire dhe me perpara kesaj dite ne morem vendimin qe morem.
Sipas tij vendimi per anetarin e katert te Komisioneve Zonale te Administrimit Zgjedhor eshte marre ne baze te ligjit.
KQZ regjistron Partine Demokratike per zgjedhjet e 8 majit
PD-ja behet forca e pare politike qe regjistrohet ne funksion te gares elektorale te fillimmajit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar Partine Demokratike per zgjedhjet lokale te 8 majit.
KQZ regjistroi te enjten PD-ne dhe LDK-ne si subjekte politike. Ndersa te premten do te vendose nese per zgjedhjet e 8 majit do te bleje 6000 kuti te reja te materialeve zgjedhore me vlere rreth 180 mije dollare apo do te ricikloje ato ekzistuese duke perdorur dy modele te ndryshme kutish.
Asistenca parazgjedhore KQZ bashkepunim me KiE-ne
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ-se organizoi dje nje takim me delegacionin e Keshillit te Evropes dhe perfaqesues te subjekteve politike prane KQZ-se per te prezantuar planin e veprimit te asistences parazgjedhore qe Keshilli i Evropes do te zbatoje ne Shqiperi ne kuadrin e zgjedhjeve vendore te 8 majit 2011. Ky plan veprimi eshte mbeshtetur ne kerkesen e paraqitur nga KQZ prane KiE dhe implementimi i tij do te bazohet ne eksperiencen e Keshillit te Evropes ne kete fushe ne rajon. Komponentet kryesore te planit perfshijne Asistence/mbeshtetje teknike per KQZ-ne ne kryerjen e mandatit te saj ndihma per drejtorine e trajnimit te KQZ-se per realizimin e programit te trajnimit te trajnereve per komisioneret zgjedhore ne KZAZ dhe KZZ mbeshtetje per krijimin e nje forumi profesional per te zgjedhurit vendore ndergjegjesimin e votuesve edukimin e votuesve duke u fokusuar ne vecanti ne votuesit per here te pare mbulimin zgjedhor nga mediat. Programi synon rritjen e kapaciteteve te administrimit zgjedhor ne menyre te qendrueshme dhe te rrise ndergjegjesimin e publikut per zgjedhjet.
Rikompozimi i KQZ-se Kume Jo garanci per standarde
Rikompozimi i KQZ-se nje nga tri kushtet qe Partia Socialiste vendos per pjesemarrjen ne zgjedhjet lokale per ish-kryetarin e KQZ-se Kristaq Kume nuk eshte nje kerkese qe realisht kerkon te arrije garanci per standarde dhe transparence ne procesin zgjedhor. Duke vleresuar qendrimin e kryetarit te KQZ-se Ristani i cili per te mos lejuar deshtimin e procesit zgjedhor eshte i detyruar te ndermarre masa ekstraligjore Kume shpreh siguri qe opozita do te jete pjese e zgjedhjeve lokale edhe pse duke shkelur te gjitha afatet ligjore per te permbushur detyrimet e saj kushtetuese. Pak dite me pare kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci beri publike tri kushte te reja qe selia roze vendos per mazhorancen per te marre pjese ne zgjedhjet lokale garantimin e listave zgjedhore kartave te identitetit si dhe pavaresine e institucionit te KQZ-se.
Raportimi i zgjedhjeve OSBE takime informuese
Njesia e Medias e Prezences se OSBE-se ne Shqiperi ka filluar pergatitjet per te organizuar kater takime informuese dhe konsultimesh per raportimin e zgjedhjeve si perpjekje per te mbeshtetur procesin e ardhshem elektoral te zgjedhjeve te organeve vendore ne 8 maj. Sipas njoftimit per shtyp te kesaj zyre behet e ditur se profesionalizmi ne raportimin e medias eshte nje komponent i rendesishem per cdo demokraci dhe informimi i sakte i qytetareve shqiptare gjate fushates zgjedhore ne diten e zgjedhjeve dhe gjate procesit te numerimit te votave eshte pjese thelbesore per zgjedhje te suksesshme. Po njesoj sipas OSBE-se i rendesishem eshte edhe bashkepunimi midis medias dhe stafit te administrimit te zgjedhjeve. Mesohet se takimet informuese dhe konsultuese qe ne po pergatisim kane per qellim te mbeshtesin gazetaret nga Tirana dhe te gjithe rrethet e tjera te kuptojne me mire procesin zgjedhor rolin dhe funksionin e institucioneve te ndryshme shteterore te perfshira ne administrimin e zgjedhjeve aktivitetet dhe afatet perkatese si dhe cdo aspekt tjeter ne lidhje me zgjedhjet qe mund te jete i dobishem per gazetaret dhe stafin e administrimit te zgjedhjeve. Ne keto takime do te mblidhen gazetare nga rrethe te caktuara te Shqiperise dhe perfaqesues te Komisionit Zgjedhor per te shkembyer informacion sesi mund te permiresohet bashkepunimi ndermjet medias dhe institucioneve administrative qe organizojne zgjedhjet.