SHBA Opozita ti largohet rruges angazhim ne zgjedhje

SHBA serish mesazh per pjesemarrje ne zgjedhjet e 8 majit. Countryman-Haxhinasto Partite te ushtrojne pergjegjesite
SHBA-te presin qe zgjedhjet lokale te 8 majit te zhvillohen normalisht qe partite te ushtrojne pergjegjesite e tyre per tu dhene mundesi qytetareve te shprehin vullnetin e tyre permes zgjedhjeve. Nisur nga kjo SHBA-te i derguan dje nje tjeter mesazh te qarte opozites shqiptare qe ti largohet rruges se protestave dhe te angazhohet per te pasur nje proces normal zgjedhor ne 8 maj kur shqiptaret do te zgjedhin qeverisjen e re lokale. Zevendesndihmessekretari i Shtetit Thomas Countryman mberriti ne Tirane per te dyten here brenda pak ditesh ku takoi fillimisht zevendeskryeministrin dhe ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto nga ku percolli qendrimin e qarte te Shteteve te Bashkuara te Amerikes se zgjedhjet e 8 majit duhet te zhvillohen ne menyre qe qytetaret te shprehin vullnetin e tyre me ane te votes. Kesaj kerkese te vazhdueshme te Uashingtonit opozita i eshte pergjigjur duke mos derguar ne KQZ emrat per Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve. Sipas tij takimi ishte i hapur dhe u diskutua per situaten politike ne vend. SHBA vazhdon te mbaje te njejtin qendrim qe ajo duhet zgjidhur nga klasa politike shqiptare nga mazhoranca dhe opozita - theksoi me tej Haxhinasto. Mazhoranca dhe opozita kane pergjegjesite kushtetuese per te gjetur zgjidhje - ishin keto fjalet e Contryman gjatetakimit me Haxhinaston.
Ne takim eshte folur edhe per ngjarjet e 21 janarit ku Haxhinasto riperseriti edhe nje here qendrimin e SHBA-ve per domosdoshmerine e nje hetimi te plote dhe te gjithanshem. Countryman citohet te kete folur edhe per zgjedhjet e 8 majit. SHBA-te presin qe cdo parti te ushtroje pergjegjesite e saj kushtetuese per te mbajtur zgjedhje te lira dhe te ndershme sipas te cilit ato duhen bere qe qytetaret te shprehin vullnetin e tyre me ane te votes.
Ndersa nje tjeter mesazh i qarte - tha Haxhinasto - ishte ai drejtuar Prokurorise se Pergjithshme per hetimin e plote dhe te gjithanshem te sulmit te dhunshem te 21 janarit dhe organizatoreve te tij.
Zevendesndihmessekretari i Shtetit Thomas Countryman erdhi ne Tirane vetem pak ore para mberritjes se James Stainberg i cili do te takoje gjate dites se premte drejtuesit kryesore te vendit si angazhim i Shteteve te Bashkuara te Amerikes per te zgjidhur situaten politike ne Shqiperi. Countryman shoqeron delegacionin e larte amerikan qe nis takimet ne Tirane me autoritetet me te larta dhe qe kryesohet nga zv.sekretari amerikan i Shtetit James Stainberg. Vizita e Stainberg ne Shqiperi ka per objekt diskutimin me autoritetet per gjetjen e nje zgjidhjeje per ngercin politik dhe zgjedhjet lokale. Stainberg nis sot takimet me Presidentin Topi Kryeministrin Berisha nderkohe qe do te mbaje ne mesdite nje konference shtypi ne Ambasaden Amerikane.