E Diel, 1 Nëntor 2026

Rregullorja ndryshon opozita braktis Kuvendin

Rregullorja perfshin edhe kufizimin e imunitetit. PD e PS perplasen per rregulloren debatet ne Kuvend

Miratohet me 73 vota pro asnje kunder dhe asnje abstenim ndryshimi i rregullores se Kuvendit te Shqiperise dhe kufizimi i imunitetit te deputeteve. Vendimi u mor pas replikave mes Kryeparlamentares Jozefina Topalli dhe kreut te deputeteve socialiste Gramoz Ruci i cili deklaroi se nuk kishte perfunduar rendi i dites. Te pakten formalisht duhet te respektohet rregullorja - tha ai. Por Topalli deklaroi se ne respekt te asaj cka u diskutua me kreret e grupeve ishte percaktuar qe ora 8 e 30 duhet te ishte momenti i votimit te ketyre projektligjeve. Ky qendrim nuk eshte mirepritur nga opozita e cila bojkotoi seancen ne momentin e votimit. Mazhoranca dhe opozita debatuan per mbi 8 ore me radhe lidhur me ndryshimet ne rregulloren e Kuvendit te Shqiperise. Mazhoranca kembenguli ne keto ndryshime ne emer te respektit ndaj ligjit por gjithmone duke respektuar ato privilegje qe ka nje deputet ne cdo vend. Qellimi i vendosjes se ndalimeve apo privilegjeve qe ka nje deputet demonstrohen me performancen e nje zyrtari publik dhe kontrolli i respektimit te tyre eshte qe te siguroje nje ushtrim efektiv dhe te pavarur te autoritetit publik dhe njekohesisht ne sigurimin e pozicionit kushtetues te nje autoriteti individual. Kufizimet dhe privilegjet e nje natyre te tille dhe vecanerisht per deputetet nuk kane si qellim te kontaminojne objektivin madhor te shoqerise demokratike fuqizimin e besimit tek institucionet e shtetit dhe tek rendi juridik - deklaroi ligjvenesi demokrat Viktor Gumi. Ai ka sqaruar me tej se dhe ndryshimet sa i perket imunitetit jane ne baze te modelit gjerman. Kushtetuta e Republikes Federale te Gjermanise neni 46/2 thote Nje anetar nuk mund te mbaje pergjegjesi ose te arrestohet per nje veper penale pa lejen e Bundestagut vetem nese kapet duke kryer nje krim ose ne vijim diten tjeter - citoi ai. Gumi shtoi me tej se Kushtetuta e Shqiperise neni 73/2 sakteson se deputeti nuk mund te ndiqet penalisht pa autorizimin e Kuvendit. Autorizimi kerkohet edhe ne rastin kur ai do te arrestohet. Ai theksoi se ndryshimet ne Kushtetute do te ishim ne afatgjata ne kete kuader por per te bere ato eshte i nevojshem konsensusi politik i paleve. Edhe deputeti demokrat Eduart Halimi theksoi se zhveshja e imunitetit te deputeteve eshte nje kale beteje per kete qeveri. Sipas tij ky kufizim imuniteti eshte nje menyre e qarte ne luften kunder korrupsionit. Te besh detyrimin ndaj popullit eshte te besh ligje te mira por ju nuk votoni ne Parlament sepse ju nuk merrni pjese ne votimin e ligjeve se ju ndalon kryetari. Ju keni marredhenie te kushtezuar me Kushtetuten kjo eshte antikushtetuese merrni leket shpenzoni taksat e tyre dhe nuk beni nje pune per ta. Po kush jeni ju njehere na beni veze

te kuqe - deklaroi me tej Halimi. Por deputetja socialiste Vasilika Hysi theksoi se ndryshimi i rregullores se Kuvendit ka qellim ti mbylle gojen opozites. Sot po ndryshoni rregulloren e Kuvendit per ti hequr te drejten e vetme opozites ate te fjales. Parlamenti eshte jashte funksionit jo per shkak te opozites por per shkak te Kryeparlamentares se fjalen ia jep kur te doje Kryeministrit dhe ministrave qe shajne me liber shpie familjare e deputete - tha ajo. Sipas Hysit imuniteti nuk eshte e drejte personale por eshte e drejte qe i jepet ketij kuvendi. Edhe ligjvenesi socialist Erion Brace tha se ndryshimet ne rregullore jane vetem nje menyre per ti bere presion opozites por dhe organit te akuzes. Brace evidentoi se 2 ministra te kabinetit Berisha jane pjese e skenarit te dhunes ne 21 Janar. Imunitetin tone e kerkon Kryeministri jo prokuroria sepse prokuroria dihet tashme qe eshte nen presion - tha Brace. Ai u shpreh se heqja e imunitetit me vendim nga Kuvendi eshte vetem fshehje e korrupsionit pasi sistemi i pandeshkueshmerise arrin deri te gjykatat. Sipas ndryshimeve ne rregulloren e Kuvendit te miratuara dje debati i lire ne Parlament do te jete ne fund te seances plenare. Nderkohe qe ne rast te shkeljes se rregullores deputetet do te perjashtohen nga punimet e tij per plot tri jave. Nderkohe qe ne nenin 64 te rregullores eshte shtuar edhe nje paragraf tjeter ku parashikohet Kur deputeti pengon zhvillimin e rregullt te seances nepermjet zaptimit te foltores dhe moslejimit te deputetit pasardhes te marre fjalen per me shume se 2 minuta atehere Kryetari i Kuvendit i terheq verejtjen dhe e paralajmeron per marrjen e mases se perjashtimit ne rast vazhdimi. Ne rast se deputeti vazhdon te mbaje te uzurpuar foltoren edhe pas terheqjes se verejtjes per me shume se nje minute perjashtohet nga seanca plenare dhe komisionet me maksimumin e parashikuar ne nenin 65 te rregullores. nje tjeter ndryshim u be dhe ne nenin 3 te projektvendimit Per kufizimin e imunitetit te deputeteve dhe kushtet per autorizimin e ndjekjes penale. Me votat e mazhorances u miratua edhe kufizimi i imunitetit te deputeteve i cili do te jete si aneks i rregullores se Kuvendit.

Imuniteti Patozi Korrupsioni kushtezon voten e PS-se

Ne po zbatojme modelin gjerman per kufizimin e imunitetit por Edi Rama me mohimin e kesaj nisme kerkon qe te mbroje zyrtaret e korruptuar. Keshtu deklaroi dje ne seance plenare kreu i deputeteve demokrate Astrit Patozi. Rregullorja nuk mund te jete bibel qe te mos ndryshohet. Mes nesh jane murret e korrupsionit me njeren pale qe ka marre kazmen per ta shembur dhe tjetren qe perpiqet qe ta mbaje qe te mos bjere - tha Patozi.

Ai shtoi se deputetet socialiste refuzojne kufizimin e imunitetit per te mbrojtur interesat e kryetarit te tyre i cili sipas tij eshte baroni i korrupsionit ne Shqiperi. E verteta eshte se rezistenca e PS-se mbron nje filozofi te shemtuar qe ka interesat e njerezve te kapur nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Interesat e kujt mbroni sot kur qytetaret na duan te barabarte perpara ligjit - eshte shprehur Patozi. Ai theksoi se sot mes mazhorances dhe opozites eshte frika e Edi Rames se dara e ligjit do te shkule dhembet e korrupsionit politik. Nuk ka asnje arsye juridike perse PS e refuzon kufizimin e imunitetit por synon ruajtjen e paprekshmerise se imunitetit te baronit te korrupsionit ne Shqiperi qe quhet Edi Rama. Kjo eshte kriza me e madhe morale e nje opozite te semure - vijoi Patozi. Ligjvenesi demokrat theksoi me tej se PD nuk do te terhiqet nga nisma e saj por ka lene te hapur mundesine qe PS ti bashkohet asaj duke bere propozimet per ndryshimet ne rregullore. Nuk do tju presim me asnje minute kur behet fjale per interesat e vendit por nese jeni me te vertete te perkushtuar beni propozimet per amendimet kushtetuese dhe i miratojme te enjten e ardhshme se bashku - deklaroi Patozi. Sipas tij opozita duhet qe ta votoje patjeter propozimin e demokrateve per imunitetin. Sot ishte nje dite per ti lene menjane dallimet tona dhe per te vazhduar ne rrugen e perbashket ne luften e antikorrupsionit. Por ajo nuk doli e tille ngaqe ju e keni te veshtire te dilni kunder rruges se korrupsionit te kryetarit te Bashkise se Tiranes i cili eshte edhe kryetari juaj - perfundoi Patozi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›