Ka Peqini Dashnorin trim
facebook.com/bledi.mane
1./ Djali i Rizait
Po u tregoj diçka interesante e për të qeshur.
Para 6 javësh, Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dënoi ekipin e futbollit të qytetit tim, Përmetit, të luante 4 ndeshjet e ardhshme pa tifozë në stadiumin e tij.
Arsyeja?
Gjatë ndeshjes kundër ekipit të Domosdovës së Përrenjasit një prej lojtarëve dhe 3 tifozë përmetarë kishin sharë “me rob shtëpie” gjyqtarin anësor. Ky i fundit i trishtuar në vetvete dhe i menderosur e i sedrosur për virgjërinë e fisit, foli me kolegët e tij dhe komisarin e fushës e pasi kishin spiunuar të katërt në FShF-në tonë, ata të Tiranës e dënuan Përmetin. Megjithëse kjo sharje nuk u filmua as me kamera e as me celularë, megjithëse zyrtarisht mungon edhe prova më e vogël duket se alibia e gjyqtarëve amatorë sarandiotë triumfoi.
Përmeti ka një traditë historike të një futbolli të paqtë qysh në fillim të viteve ’20 të shekullit të shkuar. Kushdo që vjen të luajë e të argëtohet në qytetin tim ka nderin të shikojë se stadiumi modest është i vetmi në botë brenda dhe anash të cilit janë mbjellë pemë dekorative dhe lule. Nuk ka rëndësi nëse vendasit humbasin, por nëse miqtë fitojnë me meritë & bukur në këtë stadium nuk hidhen gurë e këpucë, por “i gjuajnë” me gonxhe trëndafilash e i duartrokasin. Përmeti ka një skuadër modeste, por tifozë të zjarrtë e korrektë, Përmeti është porsi Nyon-i i Zvicrës ku Armado Duka do ta kishte për nder të transferonte zyrat e Federatës e të punonte i qetë pa presionet e doktorit, Tosit e të Lilit.
Jo shumë larg Përmetit tim, rreth 200 kilometra më në verilindje hedh shtat Peqini. Një nga qytetet e Shqipërisë së mesme, i cili e ka fshirë shumë shpejt nga memoria të kaluarën e vet antike dhe në këto kohët moderne njihet më tepër për tregun e gomerëve, mbarështimin e gjelave të detit si dhe zona elektorale e Dashnor Riza Sulës, deputeti më i dhunshëm shqiptar i shekullit XXI.
I njohur si tifozi më i bezdisur dhe më i rrezikshëm i Super Ligës Shqiptare e njëkohësisht tmerri i gjyqtarëve që arbitrojnë në fushën e “Shkumbinit” të Peqinit. Kronikat e zeza sportive e kanë personazh të tyre të paktën një herë në 4-5 javë dhe lajmi i fundit rreth tij është i datës 31/10/2011:
“Për të disatën herë me radhë, deputeti demokrat, Dashnor Sula, është bërë protagonist i dhunës në futbollin shqiptar.
Gjatë ndeshjes së djeshme, në pushim të ndeshjes Shkumbini-Laçi, ai i është lëshuar arbitrit të ndeshjes, Albano Janku, të cilin ka tentuar që ta godasë me grusht, por që për fat, punonjësit e policisë kanë reaguar në kohë dhe kanë shmangur dhunimin e arbitrit.
Pamjet shokuese janë transmetuar nga ana e platformës Supersport, ndërsa vetë Sula e ka mohuar faktin se ka kërkuar të godasë arbitrin. Sula ka thënë se nuk i është lëshuar arbitrit, por një lojtari të Shkumbinit, që sipas deputetit demokrat, e ka ofenduar.
Dashnor Sula është një prej politikanëve më problematikë dhe në shumë raste ka dhunuar arbitrat e ndeshjes. Pavarësisht kësaj, ndaj tij nuk është marrë asnjë masë.”
U bëra kureshtar të mësoj më tepër rreth tij dhe në biografitë e gjithë deputetëve të kuvendit shkëputa këto pasazhe:
Të dhëna vetjake
Dashnor Riza Sula
Datëlindja: 14.3.1969
Vendlindja: Peqin
Edukimi:
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë – 1991.
Specializime: për administrimin e drejtësisë dhe luftën kundër Krimit të Organizuar pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Itali – 1994; për Çështjet e prokurimit dhe menaxhimit të drejtësisë pranë Departamentit të Drejtësisë të SHBA-ve – 2001; për Prokurimin kundër Kriminalitetit, pranë Kolegjit Europian të Drejtësisë – 2004.
Veprimtaria profesionale:
1991: hetues në Prokurorinë e Rrethit Elbasan.
1992-1993: prokuror i Rrethit Peqin.
1993-1996: prokuror i Rrethit Elbasan.
1996-2001: prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme për çështjet civile e penale gjykuar në Gjykatën e Lartë.
2001-2002: prokuror i Apelit të Qarkut Gjirokastër.
2002-2005 (maj): prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, Drejtoria kundër Krimit të Organizuar.
Veprimtaria politike:
1990: pjesëmarrës në Lëvizjen Studentore dhe në Grevën e urisë të Studentëve.
Komisioni Hetimor “Për zbatimin e ligjit të koncesioneve, dhënien me koncesion të objekteve të ndryshme në pronësi shtetërore, kushtet e dhënies së këtyre kontratave për periudhën 2001 e në vijim dhe procedurat për fillimin e punimeve për ndërtimin e TEC-it të Vlorës” – Nënkryetar.
Zgjedhur në:
Legjislatura: XVII
Zona zgjedhore: 51 – Peqin
Qarku: Elbasan
Nr. i votave: 9353
Përqindja: 66.3%
Grupi dhe Komisionet parlamentare:
Grupi parlamentar: PD
Komisioni parlamentar: Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, anëtar.
Botime:
Kontribute në përgatitjen e Urdhrave, Qarkoreve të ndryshme për prokuroritë e Rretheve e të Apelit, për sistemin e hetimit dhe problemet e interpretimit të Kodit Penal dhe të Procedurës Penale.
Pasi e lexuat c.v e Dashnorit jam i sigurt që edhe ju të nderuar lexues ashtu si dhe unë keni mbetur të shokuar. Kujtoja se kjo specie deputeti do të ishte ndonjë nga marangozët militantë 6 mujorësh të plepave, mendoja se do ketë qenë ndonjë lac Peqini që kish vjedhur e plaçkitur me maska në pranverën e 1997 ose ndonjë ish bodyguard Berishe i kohëve të vështira si Agroni dhe doktori e kish shpërblyer deputet. Më habit karriera brilante dhe formimi profesional i peqinasit. Prokuror dhe titullar institucionesh për vite me radhë e madje i specializuar edhe me paratë e taksapaguesve amerikanë pranë Departamentit të Drejtësisë në Washington. Paska luftuar së bashku me studentët e tjerë dhjetoristë të ’90-ës kundër diktaturës e dhunës e sot bën kërdinë nëpër stadiumet tona. Më kënaq edhe përqindja e lartë e votave që merr nëpër zgjedhjet parlamentare kur edhe elektorati e shikon me zë e me figurë sesi grushton e dhunon pa pikë sikleti njerëz në detyrë e përsëri e votojnë. Come on Peqini!!!
Më gallata e gjithë kësaj historie histerie është të qenurit anëtar i Dashamir Sulës në Komisionin Parlamentar të të Drejtave të Njeriut…
E shikoni kush lufton për të drejtat tona?
Unë kam pasur fatin ta shikoj nga afër disa herë Dashnorin. Një bur(r)ë me trup thatim fuqia e grushtave të të cilit as xhuxhin mallaKaçtriot Islamin nuk e hedhin dot në tokë, një njeri ndoshta nevrik i pakontrollueshëm por që falë imunitetit i druhen paksa sepse nuk përbën dot kërcënim për askënd. Një jurist, një arbitër dr
