Promovimi i librit të Fevziut, Berisha- Islamit: Hajde në PD se nuk të përjashtojmë
Në ambientet e Galerisë së Arteve, gjatë pasdites së sotme është zhvilluar promovimi i librit të fundit të Blendi Fevziut, Enver Hoxha. Promovimi u zhvillua mes personazheve të njohur të spektaklit dhe politikës.
Mes të ftuarve të shumtë u dalluan Kryeministri Sali Berisha, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, Fatos Nano, Kastriot Islami dhe figura të tjerëa politike të njohura. I pranishëm në event ishte edhe ambasadori i SHBA, Alexander Arvizu.
Pavarësisht se ishte një event i gjithi i dedikuar artit dhe punës së Fevziut nuk munguan edhe batuat me ngjyra politike ndërmjet të ftuarve. Berisha gjatë një bisede me Kastriot Islamin, duke iu referuar përjashtimit të tij nga Partia Sociliste, në mënyrë ironike i bëri ftesë Islamit të bashkohej më grupin e tij parlamentar.
Hajde nga PD-ja, se ne nuk të përjashtojmë, iu shpreh Berisha Islamit.
Gjatë eventit Berisha ka biseduar edhe me Fatos Nanon./shqiptarja.com