Ka dy vjet e gjysëm që qëndron vetëm në tualet
Share
Një grua kineze, që refuzon të largohet nga tualeti prej dy vitesh e gjysëm ka folur për herë të parë mbi arsyet se përse ajo refuzon të largohet.
Mee Yan Leong është ulur në banjon e saj për të urinuar më 25 mars 2009 dhe që atëherë ajo ka vendosur të flejë dhe të hajë aty.
58 vjeçarja thotë se ndjen një forcë që e mban atë të ulur dhe nuk e kupton pse është magjepsur kështu. Ajo flet vetëm me të shoqin, madje refuzon që të flasë edhe me djalin e tyre, një gazetar që duket se e kupton mamanë e tij. Ka qenë e pamundur që mjekët ta lëvizin gruan nga banjoja.