E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendi që eksporton sy në mbarë botën (FOTO)

Share

Sri Lanka, një ishull me rreth 20 milion banorë në bregun lindor të Indisë, është vendi që dhuron më shumë sy se çdo vend për numër banorësh.

Rreth 3 mijë kornea dhurohen çdo vit nga Sri Lanka. Lajmin e bën të ditur Shoqata për Dhurimin e Syve. Megjithatë kjo shoqatë është përballur me akuza për keqmenaxhim dhe standarde të dobëta cilësore. Por interesi i njerëzve për të dhuruar sytë është i jashtëzakonshëm. Rreth 900 mijë njerëz janë regjistruar për të dhënë sytë e tyre kur të vdesin.

Njerëzit më thonë, a mund të dhurojmë njërin sy ndërsa jemi gjallë? Për shkak se kemi dy, një mund ta japim, thotë doktori Sisira Liyanage.

67 përqind e këtij vendi janë budistë dhe mendojnë se dhurimi i një syri kompleton aktin e dana, që do i ndihmojë ata të rimishërohen në një jetë më të mirë.

Që kur është ngritur Shoqata për Dhurimin e Syve, në vitin 1964, ajo ka dhuruar 60 mijë kornea.

Drejtuesit e shoqatës thonë se ata nuk fitojnë para nga dhurimet. Ata marrin thjesht 450 dollarë për operacionin dhe për kostot e ruajtjes së syrit.

SHBA mbetet ofruesi më i madh i syve në botë me 16 mijë kornea të dërguara në vendet e tjera. Por krahasuar me numrin e popullsisë, Sri Lanka jep tre herë më shumë. Madje i dhuron.

Pakistani, një vend islamik, merr më shumë sy nga Sri Lanka për shkak se aty është traditë që njerëzit të varrosen me gjithë pjesët e trupit.

Megjithatë Sri Lanka nuk i plotëson dot të gjitha kërkesat botërore. Rreth 10 milion njerëz- nga këta 9 nga 10 janë në vende të varfra- vuajnë nga verbëria. Ata mund të ndihmohen nëse bëhet një transplant.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›