Mark Wahlberg: Nëse do isha në avionët e 11 shtatorit, do kishte gjak
Share
Aktori, Mark Wahlberg, i njohur për filmat aksion, ka bërë një deklaratë që ka lënduar familjarët e viktimave të 11 shtatorit. Duke folur për Men’s Journal, aktori është shprehur se, nëse do të ndodhej në avionët që u përplasën me Kullat Binjake më 11 shtator, do ishte përleshur me terroristët dhe do kishte shkaktuar një gjakderdhje të madhe.
Nëse do të isha në ata avionë me fëmijët e mi, nuk do të kishte përfunduar si përfundoi. Do të ishte bërë një gjakderdhje e madhe në avion dhe pastaj do të thosha: Ok, jemi duke u ulur në një vend të sigurtë, mos u shqetësoni.
Nëse Wahlberg e mendon vërtet se mund të kishte bërë diçka në atë situatë, duhet ta dijë se ai nuk ishte film!