Ka ndërruar jetë koordinatori i AAK-së në Zvicër

Sot ka ndërruar jetë sot Lan Avdiu, veprimtar i dalluar i mërgatës shqiptare të Zvicrës dhe koordinator i AAK-së për diasporë, bën të ditur kryetarja e Forumit të Gruas të AAK.-së për Zvicër, Alije Mujaj.
I ndjeri ka vuajtur për një kohë nga një sëmundje e rëndë.
Lan Avdiu ka jetuar në Delemont, kantoni Jura.
Në Kosovë Avdiu ka punuar në televizionin e atëhershëm të Prishtinës ndërsa në diasporë ka qenë aktiv në shumë fusha të veprimtarisë.
Të enjten, duke filluar në orën 19.00 komuniteti shqiptar në Delemont mban një komemoracion për nderë të Lan Avdiut. /Indeksonline/