Ndotje alarmante në Vlorë

Një raport i IPEN, rrjetit ndërkombëtar për eliminimin e ndotësve organik të qëndrueshëm, me qendër në Nju Jork sjell të dhëna alarmante për nivelin e Mërkurit Gjirin e Vlorës.
Nga analizimi kampionëve në Institutin Kërkimor për biodiversitetin në SHBA tregohet se niveli i merkurit me origjinë ish-fabrikën e braktisur të PVC-së në Vlorë është 4 herë më i lartë se vlerat referenciale të Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit të SHBA-ve.
“Këto janë vlera shumë shqetësuese, për faktin se këto lloj normash të jenë kaq të larta në një vend si Vlora për faktin se deri më tani nuk është marrë asnjë masë paraprake për pastrimin e kësaj zone. Duke qenë se merkuri është gjetur në peshk, i cili është një nga burimet kryesore në këtë zonë siç dihet hekuri dhe merkuri depozitohen direkt në tru. Kjo jep çrregullime mendore dhe çrregullime të tjera në shëndetin e njerëzve”, thotë Jonida Mamaj, nga qendra EDEN.
Çështja e merkurit në fabrikën e PVC-së Vlorë pavarësisht se është një problem i vjetër që daton nga viti 1992 kur u mbyll fabrika, ka mbetur larg vëmendjes së autoriteteve shqiptare në krijimin e mundësive për pastrimin e fabrikës ku aktualisht janë strehuar mbi 100 familje të pastreha./Indeksonline/