Ka perfunduar misioni ushtarak i NATO-s ne Libi
Ka përfunduar misioni i NATO-s në Libi menjëherë sa po ka shënuar minutat fundit në ditën e sotme.
Sipas vendimit të këshillit të sigurimit, ku u votuan unanimisht gjatë javës së kaluar, Aleanca e përfundon misionin e saj 7 mujor në datën 31 tetor.
Në mars, Këshilli i sigurimit autorizoi "të gjitha masat e nevojshme" për të mbrojtur civilët.
Mandati i OKB erdhi pasi udhëheqësi i atëhershëm Muamar Gadafi ndërmori një sulm vdekjeprurës mbi protestuesit paqësorë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen tha se Operacioni i Mbrojtjes ishte "një nga më të suksesshëm në historinë e NATO-s''.
Në mbrëmjen e 19 marsit avionët e parë luftarakë të NATO-s iu afruan qytetit të Bengazit.
Më shumë se 26 mijë fluturime janë regjistruar gjatë 7 muajve ndërsa mbi 10 mijë predha janë lëshuar mbi pikat strategjike të mbështetësve të Gedafit në Libi.
Mbi 1000 tanke, automjete dhe armë që i përkisnin besnikëve të kolonelit, janë shkatërruar nga sulmet e NATO-s.
Gjatë fjalës së tij, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen: tha veç të tjerash: ''Detyra jonë ushtarake tashme është kryer''.
Rasmussen tha se forcat ushtarake të NATO-s kishin penguar një masakër dhe kishin arritur të ruanin jetë të panumërta.
"Ne krijuam kushtet për popullin e Libisë në mënyre që ai vetë të përcaktonte të ardhmen e tij," tha ai.