E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palestina anetaresohet ne UNESCO Izraeli dhe SHBA kunder

Organizata kulturore e OKB-së, UNESCO, ka votuar pro anëtarësimit për palestinezët, një lëvizje kjo e cila është kundërshtuar me forcë nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.

Palestina ka arritur të marrë 107 vota pro, 14 kundër dhe 52 abstenime.

Sipas ligjit të SHBA, Uashingtoni tani mund të tërheqë fonde për UNESCO-n.

Këshilli i Sigurimit te OKB-se do të votojë në muajin nëntor nëse Palestina duhet të bëhet një vend anëtar i OKB.

Anëtarësimi ne UNESCO - ndoshta i njohur me shume për Trashëgiminë Botërore te saj - mund të duket një hap i çuditshëm drejt shtetësisë, por udhëheqësit palestinezë shohim atë si pjesë e një shtytje më të gjerë për të marrë njohje ndërkombëtare dhe të ushtrojë presion mbi Izraelin

Kjo është agjencia e parë e OKB-së që palestinezët kanë kërkuar për t'u bashkuar në kërkesën e tyre për njohje ne Këshillin e Sigurimit në muajin shtator.

"Ky votim do të fshije një pjesë te vogël ne padrejtësinë e bërë për popullin palestinez," u shpreh ministri i Jashtëm palestinez Riyad al-Malki në takimin e UNESCO-s në Paris, pasi rezultati ishte shpallur.

"Ky veprim do të komplikojë aftësinë tonë për mbështetjen e UNESCO-s," tha ambasadori amerikan në UNESCO pas votimit."SHBA ka qenë e qartë për nevojën e një rezolute të dy shteteve, por e vetmja rrugë është me anë të bisedimeve të drejtpërdrejta “ vijoi ai .

Një ligj i SHBA miratuar në vitet 1990 e lejon Uashingtonit të shkurtojë fondet për çdo organ të OKB-së që pranon Palestinën si një anëtar i plotë.

Rezultati i votimit është pritur me duartrokitje nga vendet anëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›