E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama dhe Bler takim koke me koke ne Shtepine e Bardhe

Presidenti amerikan Barack Obama u takua sot me Tony Blair, i dërguari i posaçëm i Katërshes për Lindjen e Mesme dhe ish-kryeministër i Britanisë së Madhe, në Zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Barak Obama bëri të ditur për gazetarët se e ka "vlerësuar" këtë takim me Blair, por nuk dha detaje të tjera.

Shtëpia e Bardhë nuk bëri të ditur nëse Tony Blair është takuar me presidentin amerikan në kuadrin e funksioneve të tij në Katërshe dhe nuk dha detaje të tjera, duke u shprehur se dy politikanët trajtuan disa çështje.

Ky takim u zhvillua ditën kur Unesco i pranoi palestinezët si anëtar me të drejta të plota. Si kundërpërgjigje, Shtetet e Bashkuara njoftuan sot ndërprerjen e financimit të tyre për Unesco-n, një nga agjencitë kryesore të OKB-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›