E Diel, 1 Nëntor 2026

Ka probleme madhore për të zgjidhur; ti lerë defterët e moteleve

Lexova historinë e asaj gruas së dhunuar në Librazhd, dhe habitem sesi politika jonë asnjëherë nuk merret me çështjet e mprehta sociale siç janë dhuna, problemet me adoleshentët etj.

Epo politikanet tane kujtojne së Shqipëria është Tirana. (Megjithëse edhe për emancipimin e kesaj të fundit kam rezerva). Si mund të zhvillohet një shtet duke u përqendruar vetem tek kryeqyteti?

Emancipimi i femres është thelbi i zhvillimit të një shoqerie. E si mund të emancipohet ajo e gjore në Librazhd, një nje kohe kur Kryeministri yne, kaq vite në kryeqytet, është shndërruar në një sportelist thashethemexhi moteli, mban shenim kush hyri e kush doli…

Ka probleme tejet madhore për të zgjidhur Kryeministri yne, në një kohe që ajo e gjore atje në Librazhd, masakrohet. E gjithe kjo me kujton një film të Giusepe Tornatores “Malena” me Monica Beluçin, pikërisht atë skenën kur gratë e rrahin Malenen për vdekje e i presin floket.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›