E Martë, 3 Nëntor 2026

“Ka shkelje të ligjit ndërkombëtar”, kreu i OKB: Jam i tronditur nga keqinterpretimet e mediave !

Ministri i Jashtëm i Izraelit Eli Kohen ka anuluar takimin e parashikuar me Sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, pas komenteve të këtij të fundit para Këshillit të Sigurimit.  “Vendosa të anuloj takimin me Sekretarin e Përgjithshëm. Dua të falënderoj të gjitha vendet që vijnë për të mbështetur Izraelin, nga Presidenti Bajden deri tek të gjithë ata liderë që e kuptojnë se ne po luftojmë për Izraelin, por edhe për të gjithë botën e lirë” tha Kohen.  

Por, kreu i OKB tha se ndihej i tronditur nga keqintepretimet e fjalës së tij. Guterres u shpreh para Këshillit të Sigurimit një ditë më parë se në Gaza ishte shkelur ligji ndërkombëtar humanitar, se askush nuk ishte mbi këtë ligj, ndërsa shtoi se sulmi i Hamas nuk erdhi nga hiçi, por pasi palestinezët i janë nënshtruar një pushtimi mbytës prej 56 vitesh. 

Këtë të mërkurë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha gjatë një fjalimi në parlament, se Hamasi “nuk ishte një organizatë terroriste”, por “çlirimtarë që luftojnë për të mbrojtur tokën dhe qytetarët e tyre”. Ai zhvilloi bisedime më vonë edhe me presidentin rus Vladimir Putin për rrjedhën e përshkallëzimit të konfliktit në Rripin e Gazës. 

Ndërsa udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, akuzoi Shtetet e Bashkuara për “drejtimin” e sulmit të Izraelit në Gaza. Duart e amerikanëve janë “të ndotura me gjakun e të shtypurve, fëmijëve, pacientëve, grave dhe të tjerëve”, – tha ai. 

Luftimet Izrel-Hamas kanë ndikuar edhe në perceprimin e publikut ndaj trasmetimit të lajmeve. Sipas një sondazhi të Gallup, 39% e amerikanëve nuk i besojnë “fare” asaj që publikohet në media, niveli më i ulët historik ky i besimit në media. 

Gazetar Artur Mata

/ rtsh /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›