Netanjahu: S’jap detaje se si do ta pushtojmë Gazën, pas luftës do përgjigjemi një për një

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu ka deklaruar se nuk do të rrëfejë planet për sulmin tokësor që do të nisë në Gaza ndaj Hamasit.
Duke iu referuar mënyrës sesi Hamasi ishte në gjendje të kryente sulmet e 7 tetorit ndaj Izraelit, Netanjahu tha se “të gjithë do të duhet të japin përgjigje”.
“Të gjithë do të duhet të përgjigjen, edhe unë. Por e gjithë kjo do të ndodhë vetëm pas luftës” tha ai.
Ai ka këmbëngulur se vendimi se kur të nisë pushtimi tokësor do të merret nga kabineti special i luftës së qeverisë izraelite.
“Ne kemi vrarë tashmë mijëra terroristë dhe ky është vetëm fillimi. Njëkohësisht po përgatitemi për një pushtim tokësor. Nuk do të shtjelloj se kur, si dhe sa. Nuk do të shtjelloj as llogaritë e ndryshme që po bëjmë, për të cilat publiku kryesisht nuk është në dijeni dhe kështu duhet të jenë gjërat”, ka theksuar Netanjahu.
Ai vuri në dukje se Izraeli po përgatitet për një pushtim tokësor të Gazës, por ai refuzoi të japë detaje mbi kohën e operacionit, duke thënë se do të arrihet me konsensus.
Sa i përket pengjeve, kryeministri izraelit po bëhet gjithçka që është e mundur për të siguruar kthimin e pengjeve të marra nga Hamasi. Në Gaza njerëzit po vazhdojnë të kërkojnë nën rrënojat pas sulmeve ajrore të vazhdueshme.
Më herët, ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi tha se më shumë se 750 palestinezë në Gaza ishin vrarë nga sulmet ajrore gjatë 24 orëve të fundit.
/rtsh.al/