Katër të arrestuar, u kapen me 43 mijë euro

Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj, në Radushe të Istogut, pasi që të njëjtit në mënyrë ilegale kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës me veturën “Land Rover”.
Gjatë kontrollit tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar, para të gatshme, 43.510 Euro dhe 1.310 dinarë të Serbisë.
Me urdhër të Prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje./Indeksonline/