E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për Lituaninë në BE, çështja e Kosovës në plan të parë?

Lituania ka pasur dhe ende ka çështje të hapura bilaterale me Serbinë, por theksohet se kjo nuk nuk do të ndikojë në objektivitetin e saj ndaj Beogradit gjatë presidencës së radhës me BE-në që 1 fillon më 1 korrik.

“Kemi pasur çështje bilaterale me Serbinë dhe ende kemi, por jam i bindur se kjo nuk do të ndikojë në presidencën tonë të BE-së. Do të bëjmë më të mirën e mundshme dhe do të udhëhiqemi nga krirteret objektive. Në vend të parë është çështja e marrëdhënieve të Serbisë dhe Kosovës, dhe nëse kushtet përmbushen, nëse marrëveshjet e arritura zbagtohen do të jemi të lumtur të ecim përpara në këto çështje”, ka thënë për DW në gjuhën serbe ambasadori lituanez në BE Raimundas Karoblis.

Lituania, sipas burimeve nga Këshilli i Ministrave, qysh gjatë debatit për statusin e kandidatit nga Serbia ka kërkuar zbatim më të fuqishëm të marrëveshjes së Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa në qarqet duplomatike në Bruksel flitej edhe për “problemet” që Vilnius i ka sa i përket “afërsisë së Beogradit dhe Moskës”, janë përmendur edhe privatizimet e dështuara, pronarë të të cilave kanë qenë lituanezët, por edhe vendi i presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të KB, i takoi shefit të diplomacisë së Serbisë Vuk Jeremiq.

Se këto dy çështje ende nuk janë harruar, flet e dhënai se vetëm Lituania nuk ka ratifikuar Marrëveshjen Stabilizimit dhe zgjerimit me Serbinë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›